
This is the unknown story of the great Albanian theater and cinematographer, Prokop Mima. He was an actor whose family had sent him to study Pharmacy in Padua, Italy, during the Zog Monarchy, but after three years of study, he was forced to return to his homeland.
He returned without receiving his diploma. Mima was devoted to films, music, entertainment and the guitar. He was arrested by the communists in November '44 along with his close friend, Sandër Prosi, accused of being members of the National Front Youth.
Release from prison and return to Radio Tirana where, with his two partners, Besim Levonja and Behije Çela, they continued "Ora Gazmore".
A long career in theater and cinema, an incident in Kosovo that would cost him a lot. So after proposing to raise a toast to Nexhmije Pagarusha, he retired in 1976, at the peak of his career. This severely depressed him spiritually and he closed himself inside his house. At this time, he took care of flowers, until he passed away in 1986.
Pharmacy student in Padua - Prokopi was born in the city of Durrës in 1920. Prokopi continued his studies in Tirana, at the classical gymnasium in 1938. After graduating from school in the summer of that year, he returned to the city of Durrës, where his father's family continued to live.
The reason for returning to the city of Durrës was that the Mima family owned a pharmacy, and none of that family had the right diploma to work there. Prokop was chosen by his father's family to go to study Pharmacy at the University of Padua, in Italy. This happened after he obtained a study permit from the government of the Zog Monarchy where Mehdi bey Frashëri was the prime minister.
In September 1938, accompanied by his relatives to the port of Durrës, 18-year-old Prokop left for Italy. He stayed in the benches of the auditoriums and laboratories of that university for three years, but was unable to return to Albania with his pharmacist's diploma in his pocket.
The young Prokop, with the passions of his age, was completely absorbed in films, theaters and music with the guitar that he had learned and played like a true professional, but this made him leave aside his pharmacy lessons.
Asokohe ai lidhi një miqësi të ngushtë me familjen e aktores së njohur Eleni Qirici, nga qyteti i Korçës. Kjo familje jepte shfaqje të ndryshme në qytetet italiane. Ai, nën shoqërinë e tyre kalonte së bashku me ta mbrëmjet nën tingujt magjik të kitarës dhe serenatave korçare. Me një ndjenjë nostalgjie të madhe për vendin e tij që kishte kohë pa e parë. Kështu, aty nga korriku i vitit 1941, Prokopi u kthye për në qytetin e Tiranës, pranë familjes së tij, nga ku ishte larguar prej afro tre vitesh.
Arrestohet nga komunistët – Pas kthimit në Tiranë, Prokopi u muar me disa lloje punësh për t’i ardhur në ndihmë familjes por pa harruar për asnjë çast pasionin e tij kinematografinë dhe teatrin.
Kështu asokohe, me anë të dy-tre shokë të tij që punonin në Radio-Tirana, ai mundi të afrohej aty dhe të punonte për një kohë të gjatë, duke bërë emisione të ndryshme. Që pas kthimit nga Italia, Prokopi u aktivizua me korin e Kishës Orthodokse në Tiranë, kjo e ndihmoi mjaft për të filluar punën në Radio-Tirana.
Aty nga fundi i vitit 1942, Prokopi me Sandër Prosin, shokun e tij të ngushtë, thirren nga rinia nacionaliste e Tiranës (simpatizantët e Mit’hat Frashërit), për të interpretuar në pjesën “Vilhelm Tel”, që ata po përgatisnin ta shfaqnin.
Provat për këtë shfaqje ata i bënin në kinema “Rex” nën kujdesin e Fiqiret Fterës. Thirrja që rinia nacionaliste e Tiranës iu bëri Prokopit e Sandrit, nuk ishte thjeshtë prej talentit të tyre por pasi ata të dy ishin dhe simpatizantë të atij grupimi politik dhe kalonin një pjesë të mirë të kohës në atë rreth shoqëror.
Kjo gjë do të ishte dhe arsyeja kryesore e arrestimit të tij. Lidhur me këtë, vëllai i tij Milto tregonte: ”Ka qenë fundi i tetorit të vitit 1944, ndonëse lufta për çlirimin e Tiranës nuk kishte mbaruar, pjesa lindore e qytetit ishte e lirë.
“Në shtëpinë tonë erdhën disa partizanë dhe kërkuan Prokopin. ‘Kemi pak punë me të sa për një sqarim, dhe përsëri ai do të kthehet në shtëpi’", thanë ata. Por ai nuk u kthye, pasi u dërgua i lidhur dhe u izolua në malin e Dajtit.
Aty në atë kohë kishin izoluar shumë nga ish-politikanët e ushtarakët e lartë që kishin shërbyer në qeveritë e mbretit Zog dhe atë të periudhës së pushtimit të vendit. Pak ditë pas mbarimit të Luf tës, të gjithë ata i zbritën në Tiranë dhe i dërguan te “Burgu i vjetër” (sot Mine Peza).
Prokopi ishte nga të fundit që shkoi në atë burg ato ditë atë e liruan pasi nuk kishin gjetur dot prova kompromentuese për të”.
Sipas Miltos, arsyeja e vërtetë e arrestimit të Prokopit nuk ishte vetëm dyshimi që ata kishin për të si pjesëmarrës në rininë nacionaliste të Ballit Kombëtar. Por dhe fakti tjetër se një i afërmi i tyre, (Jovan Mima), kishte marrë pjesë në radhët e rinisë Ballit dhe ishin vrarë në përpjekjet me forcat partizane.
Në Radio-Tirana e Teatrin Popullor pas mbarimit të Luftës, me kërkesën e shokëve të tij që punonin në Radio-Tirana, Prokopi u thirr që të punonte përsëri në atë vend ku kishte punuar dhe gjatë Luftës. Një ndihmë të madhe për këtë gjë, i dha atij Pjetër Gjergji me origjinë nga Shkodra.
Ky emision vazhdoi për afro tre vite. Emisioni ishte shumë i mirëpritur nga dëgjuesit e asaj kohe. Në vitet e para të pasluftës, Prokopi bënte pjesë në Korin e Shtetit (së bashku me vëllanë, Milton dhe motrën Pavlinën) dhe bëri disa turne në vëndet e Evropës Lindore.
Incidenti në Kosovë – Aty nga fillimi i viteve 1970, gjatë një turneu në që Teatri Popullor bëri në Kosovë. Mori pjesë dhe Prokopi me një nga rolet e tija të arrira, atë të Dom Markut, te “Cuca e Maleve e Loni Papës.
Gjatë darkës që artistët kosovarë shtruan për nder të vëllezërve të tyre nga atdheu amë, Prokopi u ngrit dhe propozoi që të ngrihej një dolli për këngëtaren e famshëme Nexhmije Pagarusha.
Pas fjalëve të Prokop Mima për dollinë e Pagarushës, shoqëruesit e delegacionit shqiptar u nxinë dhe i bënë me shenja e shkelje këmbe nën tavolinë, që ai të mos fliste. Kjo gjë desh i kushtoi shumë, pasi akoma pa mbaruar mirë ajo darkë, shoqëruesit e delegacionit me marifet e tërhoqën pak mënjanë dhe i thanë:
“A nuk e di ti, se ne dollitë i ngremë vetëm për partinë dhe shokun e Enver?!” Lidhur me këtë ngjarje, bashkëshortja e tij, Eli na tregonte: “Në turneun e dytë që do të bënte ai grup në Kosovë, Prokopin nuk e planifikuan. Atë e zëvëndësuan me një aktor tjetër. U lodh shumë. Shkoi disa herë zyrave të administratës shtetërore për ta rregulluar atë gjë".
“Më në fund e lejuan që të shkonte, por rolin e tij më shumë e interpretoi ai aktori tjetër. Atë dolli, Prokopit ja mbajtën “vath në vesh”, dhe ja kujtonin shpesh. Prokopin e nxorrën në pension në vitin 1976. Ai në këtë kohë ishte në kulmin e karrierës dhe aftësive të tija aktoreske. Ai u largua zëmërthyer nga skena e atij teatri ku kishte interpretuar më shumë se 80 role”, kujtonte bashkëshortja e tij, për fundin e karrierës së Prokop Mima.
Ndër rolet më të arrira të tij, mbahen mend: Zbisheku, te “Morali i znj. Dulskaja”, Dom Marku te “Cuca e Maleve”. Gjenerali gjerman te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Xhivola te “Arturo Ui”. Dhe Stefan Ahurja te filmi televiziv “Emblema e dikurshmë”, (realizim i Radio-Televizionit Shqiptar), etj.
Lidhur me rolin e Zbishekut regjisori i njohur, Mihallaq Luarasi, është shprehur: “Zbisheku i Mimës, është një trupëzim original. Me atë rol Mima vërtetoi rishtazi talentin e tij dhe ndjenjën e hollë të nuhatjes së stilit të autorit. Duke na dhënë një krjim aktorial që nuk do të harrohet lehtë”.
I harruar… – Pak kohë pasi Prokop Mima doli në pension, Teatri Popullor rivuri në skenë “Arturo Ui” të Breht-it. U detyruan dhe e thirrën Prokopin që të luante përsëri Xhivolën.
Regarding this, the now deceased director and actor, Rikard Ljarja, his former student, recalled: "When the moment came for Kopi to appear on stage, the hall erupted in applause. The large audience had felt his departure from the stage and, as rarely in any work, his role of "Xhivola" was played with such mastery that it eclipsed the main role of that drama."
Prokop Mima- aktor i Teatrit Kombetar dhe i Kinematografise shqiptare. Tip interesant , shume delikuent, futurist, dhe jo stabel. Talenti per ato role specifike qe luante nuk i mungonte, te vecante ne teresine e tij kishte paraqitjen e jashtme(fizionomine e fytyres) dhe timbrin e zerit, natyrisht dhe mimiken artistike. Ashtu sic tregohet edhe ne artikullin e shkruar ,historia e tij me kapercime Pindarike dhe jo e ekujlibruar duke u hedhur sa ne nje ane ne tjetren e beri qe per ti rezistuar viteve te asaj kohes te dikurshme, ai te punonte nen trysni, duke u deyruar qe te kryente dhe detyra te tjera vec asaj te artistist, detyra qe i ngarkoheshin nga ato struktura shteterore (Sigurimi i Shtetit) te cilet shfrytezonin keta lloj tipash per te realizuar qellimet e tyre. Per kete arsye ky ka qene ne nje dualitet midis roleve artistike dhe detyrimit per tju pergjigjur me devotshmeri kerkesave te ketij organi ,pa miratimin e te cilit ai nuk do te kishte role me per te luajtur ne skene. Ne moshen rreth 55 vjec e nxjerrin ne pension ,pasi nuk kishin me se cfare te merrnin prej tij ,pasi cfare kishte qene per ti shkruajtur i kishte perfunduar tashme,gjithashtu se per arsye moshe dhe disekujlibri nuk ishte me i pershtatshem ne narativat e tij. Eshte per tu vleresuar talenti i treguar tek Gjenerali i Ushtrise se Vdekur ku luan rolin e priftit dhe te tjera role por jo shume...