Publikohen pamjet skandaloze teksa polici i FNSH-së i nxjerr armën deputetit demokrat, Luan Baçi.
Një efektiv i FNSH i ka treguar armën deputetit të PD-së, Luan Baçi gjatë momenteve të përplasjeve të forta fizike përballë Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkohë janë publikuar pamjet e momentit kur efektivi me skafandër prek armën në brez dhe ia tregon deputetit. Ndërsa Luan Baçi i kthehet duke i hequr kapelen.
“Ne ishim duke hyrë brenda dhe hy policia me skafandra duke shtyrë, nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi. Duke shtyrë, ja ata plehra që janë aty.
E nxori pistoletën, absolutisht po. E gjithë policia që është futur aty është jashtë rregullave.
Ishin shumë atje, jo vetëm unë. Me mua u përplas, me skafandrën që kisha para. E pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”, tha deputeti.
Lini një Përgjigje