TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-10-17 12:05:00

Plas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat e FNSH-së Bardhi: Na drejtuan armën!

Shkruar nga Pamfleti

Plas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat e

Përplasje fizike mes punonjësve të FNSH-së dhe deputëve të PD-së.

Dedragon situata para parlamentit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë sulmuar fizikisht gardhin e sigurisë së Gardës dhe Policisë, e cila erdhi me përforcime për të mbrojtur Kuvendin.

Edhe pse me skafandra dhe mburoja, deputetët e PD sulmuan  efektivët, duke kërkuar pse ishte prezente Policia, pasi sipas ligjit duhet të jetë vetëm Garda.

Deputetët më aktivë në tensione dhe sulme kanë qenë Dashnor Sula dhe Gazment Bardhi, të shoqëruar nga Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati.

Sula u pa  teksa kapte mburojat e policëve dhe skafandrat për t’i hequr dhe larguar, teksa pati edhe dëmtime.

Bardhi e ka ndihmuar më tej, duke kërkuar largimin e Policisë nga territori i parlamentit.

Çfarë do Policia këtu. Largohuni. Turp, turp. Ikni, mbajeni mend! Largohuni prej këtu, s’keni punë në Kuvend. narkobandë në shërbim të qeverisë, ky është fundi”, ishte akuza e deputetëve të opozitës.

Më tej Bardhi është shprehur për mediat se forcat e policisë u kanë drejtuar armën.

Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.

Plas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat ePlas para Kuvendit, deputetët e PD përplasen fizikisht me forcat e

Lini një Përgjigje