TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-10-28 17:30:00

“Do t’i publikoj bisedat me të”, Monika Kryemadhi zbulon kush është peshku i madh në telefonin e saj!

Shkruar nga Pamfleti

“Do t’i publikoj bisedat me të”, Monika Kryemadhi zbulon

Pak minuta para se të futje në seancën plenare, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pati një prononcim të shkurtër për gazetarët lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj saj nga SPAK.

Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Ramën, teksa e quajti atë si peshkun e madh që ka në telefonin e saj dhe paralajmëroi se do t’i bëjë publike mesazhet që ka me të.

Në një përgjigje ndaj deklaratave të Berishës që e akuzoi nga maja e ballkonit se i kishte dorëzuar 460 mijë euro Edi Ramës, ajo tha se ish-kryeministrin e kanë ngatërruar, duke i përmendur ish-ambasadoren e BE-së, Vlahutin që sipas saj bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.

“Merreni Ramën, seriozisht kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ja kenë ngatërruar.

Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud”, tha Kryemadhi.

Lini një Përgjigje