Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar qeverinë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, lidhur me fondin prej 4.2 milionë eurosh të akorduar për koncertin e këngëtarit Kanye West.
Gjatë diskutimeve, Korreshi shkëmbeu batuta me ministrin Ulsi Manja, ndërsa ngriti pyetje mbi mënyrën e shpërndarjes së biletave për koncertin.
Deputeti demokrat kërkoi sqarime se ku kanë përfunduar biletat e eventit, duke e përdorur çështjen si objekt kritikash ndaj mënyrës së menaxhimit të fondit të akorduar nga qeveria.
Korreshi: Pse në nuk na ka lënë partia? Ne nuk na la partia, na i grisi biletat. Po kjo ministria ka sjell ca bileta për ne? Apo ishin vetëm për PS?! Me the ti që nuk ju la partia.
Manja: Qejf e ke pasur të shkojë në koncert, thuaja ehe këtë.
Korreshi: Tani ky ishte kaq i mirë sa e njoha tani që do merrte 4.2 mln euro. Fshatar jam. Unë jam te Luan Zhegu ende. Ti je modern, kërceve upsi-dupsi. Ne duam def. Si u ndanë këto para? U hap porta, deti, si në 2 korrik. Ku shkuan këto bileta? Nuk e qëllojmë dot. Atje nga Lushnja duam 2 mln lekë të vjetra, këndon gjithë Myzeqeja. Cca e quajnë atë këngëtarin? Kanye West.
Lini një Përgjigje