
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar kurs sa i takon raporteve me Kosovën. Deri dje ishte personi që hidhej në sulm ndaj Albin Kurtit, ndërsa tani duket s epo bën personin që i dhimben më shumë kosovarët.
Sot në Bruksel Kurti dhe Vuçiç patën takime të ndara me krerët e BE dhe u ra dakord që të ketë zgjedhje në veri të Kosovës. Por Rama shprehet se pa u liruar 3 policët e Kovës nuk ka kuptim asgjë.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë në radhë të parë: LIRO 3 POLICËT!”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje