TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-06-11 10:54:00

The US removes Sali Berisha's 'non-women'

Shkruar nga Pamfleti
The US removes Sali Berisha's 'non-women'
Berisha

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur t’i heqë statusin “non grata” kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Vendimi i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

“Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ambasada e SHBA-së lidhur me këtë lajm.

Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 19 maj 2021. Në atë kohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, argumentoi vendimin me pretendime për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm gjatë ushtrimit të funksioneve publike.

Në deklaratën e publikuar atëherë, Blinken akuzonte Berishën për shpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në procese publike për përfitime personale dhe familjare. Po ashtu, sanksioni u shtri edhe ndaj bashkëshortes së tij, Liri Berisha, djalit Shkëlzen Berisha dhe vajzës Argita Berisha Malltezi, duke u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Berisha i ka kundërshtuar vazhdimisht këto akuza, duke i cilësuar si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Lini një Përgjigje