TAGS-AT E JAVËS

Kosova2026-06-07 19:09:00

Përfundon procesi i votimit në Kosovë, pjesëmarrje e ulët; priten “exit-pollet” e para!

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon procesi i votimit në Kosovë, pjesëmarrje e

Ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit në Kosovë. Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, me përjashtim të atyre ku ende ndodheshin qytetarë brenda para afatit të caktuar.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kishin shfrytëzuar më shumë se 560 mijë votues. Ky numër është afërsisht 200 mijë votues më pak krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë që nga momenti në moment pritet publikim i exit poll-eve dhe projeksioneve të para. Ndërsa menjëherë pas mbylljes së qendrave pritet të nisë procesi i numërimit të votave.

Rezultatet e para paraprake pritet të dalin gjatë mbrëmjes ose natës së vonë, ndërsa numërimi zyrtar do të vazhdojë në ditët në vijim.

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare kishin të drejtë të votonin rreth dy milionë qytetarë të Kosovës. Zgjedhjet u thirrën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Presidentin e vendit, duke çuar në një krizë institucionale që detyroi zgjidhjen elektorale.

Kjo është hera e tretë që Kosova organizon zgjedhje parlamentare brenda pak më shumë se një viti e gjysmë, duke reflektuar një periudhë të gjatë paqëndrueshmërie politike.

 

kosova zgjedhje

Lini një Përgjigje