TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2023-06-02 10:21:00

Kiara poston foto nga shtëpia e re, rrjeti ‘zien’ nga dyshimet se mund të jetë ‘streha’ e moderatores dhe Luizit

Shkruar nga Pamfleti

Kiara poston foto nga shtëpia e re, rrjeti ‘zien’ nga dyshimet

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe tani që “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, fansat duan të dinë sërish çdo gjë në lidhje me çiftin e njohur.

Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku.

Ndërkohë fansat janë shumë kuriozë të dinë nëse ata jetojnë bashkë, pasi në finalen e madhe të BB VIP ata i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, edhe pse me dokumenta rezultojnë beqarë.

Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit të njohur.

Nuk dihet nëse është shtëpia e përbashkët e Luizit dhe e Kiarës, shtëpia e rimodeluar e moderatores, apo ajo që fitoi këngëtari nga gara në BBV.

Megjithatë, mund të jetë edhe thjesht një kënd që shërben për të reklamuar veshjet.

Kiara poston foto nga shtëpia e re, rrjeti ‘zien’ nga dyshimet Kiara poston foto nga shtëpia e re, rrjeti ‘zien’ nga dyshimet

kiara dhe luizi shtepi

Lini një Përgjigje