
Atalanta e Gasperinit ka mundur 4-0 Leçen në transfertë në javën e parë të kampionatit dhe ka marrë përkohësisht kreun e Serisë A.
Pavarësisht mungesave të rëndësishme si Lukman, Kupmeiners, Skalvini dhe Skamaça, bergamaskët kanë arritur të marrin një fitore bindëse.
Fitore e ardhur falë dy blerjeve të merkatos së verës, Breshianini dhe Retegui, autorë të dy dopietave
I pari, produkt i akademisë së Milanit, është huazuar nga Frosinone, ndërsa i dyti është blerë nga Xhenoa për 22 milionë euro.
Lini një Përgjigje