TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-04-04 19:38:00

Lojtari shqiptar “jep shpirt” në fushë, futbollisti humb jetën gjatë ndeshjes së Kupës në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Lojtari shqiptar “jep shpirt” në fushë, futbollisti humb

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të premten në Kosovë, ku futbollisti 43-vjeçar Liridon Gubetini, pjesë e klubit të veteranëve të KFV Barileva, humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli. Incidenti ndodhi në përballjen e Kupës mes KFV Barileva dhe KFV Deçanit.

Sipas njoftimit të klubit, Gubetini humbi ndjenjat në fushën e lojës menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme për t’i dhënë ndihmën e parë, ai nuk arriti të mbijetonte.

Mediat në Kosovë raportojnë se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar përfundimtar nga autoritetet shëndetësore.

Klubi KFV Barileva ka reaguar përmes një deklarate publike, duke shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit:

Në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës mes KFV Barileva – KFV Deçani, pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën.”

Në vijim, klubi thekson rolin dhe kontributin e tij ndër vite:

Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim. Ishte pjesë e jona që nga dita e parë pas themelimit të skuadrës.”

KFV Barileva u ka shprehur gjithashtu ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

liridon gubetini futbollisti kosova kfv barileva

Lini një Përgjigje