TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Nëntor 2025, 21:50

‘21 Janari', SPAK dhe provat e sjella nga amerikanët!

Shkruar nga Spartak Ngjela

‘21 Janari', SPAK dhe provat e sjella nga amerikanët!

Ekspertët amerikanë të krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë ardhur sërish në SPAK, dhe kanë sjellë në SPAK edhe të gjitha provat direkte si regjistrime elektronike për ngjarjen e 21 Janarit...

Përpara çështjeve gjyqësore që i ndërmerr SPAK media nuk duhet të nxitohet në konkluzionet e saja. SPAK-un, as e kemi ngritur ne me paratë tona, dhe as  nuk e paguajmë ne.

SPAK deri tani është një ndihmë amerikane për eliminimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, sepse ky është një kusht që Shqipëria të hyjë si anëtare e Bashkimit Evropian.

Por, për faktin që sot është e njohur botërisht që shqiptarët janë shoqëria dhe populli më proamerikan në Evropë e me tej, ekspertiza amerikane po e ndihmon shumë Shqipërinë në këtë drejtim.

Të shohim, a do ta arrijmë ne dot këtë qëllim: domethënë që të shërojmë Shqipërinë nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar nëpërmjet SPAK?

Unë kam besim se po: SPAK do ta çlirojë shoqërinë shqiptare nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar.

Sipas burimeve të mia: ekspertët amerikanë të krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë ardhur sërish në SPAK, dhe në të njëjtën kohë, po sipas burimeve të mia, kanë sjellë në SPAK edhe të gjitha provat direkte si regjistrime elektronike për ngjarjen e 21 Janarit.

Të shohim se si do të shkojë me tej ky hetim për ngjarjen e rënë të 21 Janarit, sepse dihet që trajtimin shkencor të 21 Janarit, si një të vërtetë historike, Shqipëria e ka domosdoshmëri në ecjen e saj përpara drejt Bashkimit Evropian.

Por, në të njëjtën kohë na duhet të theksojmë se një hetim i thelluar dhe shkencor i ngjarjes së 21 Janarit të vitit 2011, është një kusht për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Kjo sepse një krim shtetëror i nivelit të vrasjes së katër demonstruesve paqësorë në Bulevardin e Madh të Tiranës, që do të mbetej ende i pazbuluar dhe i padënuar, do ta dëmtonte shumë historinë e ardhme të shtetit shqiptar.

7 Komente

  1. E
    Emer

    Njeri pa shtylle kurrizore. Flet sikur eshte me informacion te pa pare. Nje lesh di ti. Vetem flet andralla. Mos harro se ke bere thirrje per dhune me 21 janar. Mbase do te te therrasin dhe ty.

    1. S
      Sotiri

      GJKOO do ta pastroje politiken shqiptare po pati kellqe por pa Irena Gjoken, dhe çdo gjyqtar tjerër të korruptuar.

      1. K
        Kanenas

        Ku e pe ti demostraten paqesore OR TAJ?! A mos ke qene duke lare kembet me uje te nxehte?Apo ke qene duke dremitur prane zjarrit? Asgje PAQESORE NUK ISHTE ATE DITE. Shiko pamjet nga tv-te.

        1. J
          Jam shume kureshtar ta di .

          A vertete SPAK-istet paguhen me rroga nga Amerikanet , siç pohon Ngjela?

          1. Çorat

            Foli budalla

            1. H
              Hyd.

              Po ky gjithmon ka burimet e veta .ik se le nam

              1. Çeço

                Para gallofit duhej thirrur Ina Rama. Ajo është strumbullari i zbardhjes së kësaj gjëme. Pse nuk e ka bërë detyrën, kush e pengoj. Populli e ka paguar si frëngu pulën për këtë punë. Pastaj e ha gozhdën gallofi

                Lini një Përgjigje