TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Mars 2025, 12:45

22 Mijë dollarë për një migrant, parajsa El Salvador e parë nga Tirana!

Shkruar nga Dritan Haxhiraj
22 Mijë dollarë për një migrant, parajsa El Salvador e
Kampi i Gjadrit

Sa lekë do të fitojë shteti shqiptar, nga një migrant i transferuar në Gjadër?

Presidenti i Shtetit të Amerikës Qëndrore  atij të El Salvadorit Nayib Bukele, fiton 6 milionë dollarë në vit.

22 mijë për çdo migrant të dëbuar nga SHBA, ai nuk po pyet fare për vendimet e gjykatave amerikane.

Sidomos një gjykatësi në veçanti, atij të Ëashingtonit James E. Boasberg, i cili urdhëronte të fikeshin motorrat e 2 avionëve që po degdisnin 261 migrantë ilegalë në  El Salvador.

Nayib Bukule po fiton 22 mijë dollarë për çdo migrantë, po pelivani i Tiranës çfarë po gatuan me Melonin?

Sa lekë i ka premtuar Meloni, pelivanit të Tiranës?

A ka Meloni një ide, se Tirana nuk është vend i botës së tretë?

A ka Meloni një ide, se hallet ekonomike të rënda që Roma po kalon ti transferojë tek pelivani ynë batutaxhi?

A ka Meloni një ide, përse humbi nga mbledhja e taksave 538 miliardë euro në Itali në vitin 2024,e me këto do t'u tregojë italianëve se ka çdo gjë në kontroll?

A ka Meloni një ide, se zonat më të pasura të Italisë në vitin 2024 sidomos ato të Veri- Lindjes italiane vitin e propagandës më të frikshme ndaj Republikës së Shqipërisë dhe Shqiptarëve, ata italianët u varfëruan akoma më shumë?

A janë të informuar këta dy kryeministra se biznesi me qeniet humane, vjen një ditë që e paguan shumë shtrenjtë politikisht por edhe nga ana humane?

Sa lekë do të fitojë shteti shqiptar, nga një migrant i transferuar në Gjadër?

Sepse 22000 ( 22 Mijë Dollarë) nuk besojë se pelivani ynë, i pranon por të paktën të kemi një ide.

Se me ide batutaxhiu ynë jeton.

Problemi i madh është se si ti jeton ditën, dhe sa vlera i lë kombit tënd, jo kombeve të tjera, kushdo qofshin ato.

Republika e Shqipërisë me territoret e saj akoma nuk janë në shitje.

Të paktën deri tani.

Lini një Përgjigje