
Ngrihet një ‘profesor’, merr një makinë amerikane, mbledh pesë a gjashtë hajvanë, i var në dyert e makinës si skifterë të balsamosur, njëzet metra para se të hyjë në Theth.
Këta po thonë se Amerika e ka lënë Shqipërinë, por nuk është kaq e vërtetë. Megjithatë le ta marrim edhe këtë si një ‘marrëzi të vërtetë’. Amerika në ikje perceptohet si zonja e madhe që, teksa tërheq zvarrë fshesën gjigande, nëpër mbetjet e saj rrjedhin marrëzi e të marrë.
Marrëzia magjeps edhe kur bie nga fshesa e të madhit. Kaq shumë marrëzi në rrugë nuk ka pasur as vetë Europa në shekullin 16. Atë çfarë tha vite më parë filozofi Mishel Fuko mbi marrëzinë dhe të marrët, e gjejmë në vendin tonë sot në ditë të nxehta vere:
Ngrihet një ‘profesor’, merr një makinë amerikane, mbledh pesë a gjashtë hajvanë, i var në dyert e makinës si skifterë të balsamosur, njëzet metra para se të hyjë në Theth.
Shfaqet si zog pa pupla para pesë njerëzve të tjerë. Thotë se e ka dërguar Amerika. Merr frymë dhe lëshon një zë të hollë me shqipe të cunguar: ‘Jam shpëtimtari juaj’. I shkon fjala te qeveria dhe thotë se ‘e hoqa kryeministrin’. Shan si lac. Ikën në Kosovë; një makinë tjetër atje. Aty rregullon Kosovën, por s’i dihet u kthye apo jo, ku rri e ku ha, nën cilën urë. Të marrët s’janë ankuar kurrë për jetesën, ankohen vetëm për kështjellat e Europës ku i kishin mbyllur.
Shfaqet një kryetar partie, që thotë se quhet ‘PD’, si dikur; shfaqet çdo ditë në konferencë, herë me mëngë të shkurtra si zogu pa pupla, herë me kostumin enkas për t’u treguar demodè. Ky thotë ‘të anulohen zgjedhjet’. Deri tani thoshte të anulohet anëtarësimi në Europë; e thotë prapë. I ka ikur koha e mandatit të tij, por ai bën si kryetar.
Partia nuk është demokratike, por ai thotë ‘PD’. Nuk është i sigurt se ku do ta ketë banesën pas pak, në Mustafa Matohiti apo ku ta caktojë gjykata vendin e ri. Deri tani thoshte se ‘kam me vete Amerikën e Trump!’. Pagoi nja 6 milionë e ca dollarë, por i shkuan dëm. Tani e ka mbyllur me ‘Trump’ sepse nuk i doli gjë. Marrëzi totale, si me avokatin francez, si me gjyqin në Londër, si me luftën e 8 janarit në selinë e PD. Edhe Yuri Kim doli diplomate e vlerësuar e Trump’; ky kishte thënë se ‘ia hëngra kokën’.
Në të njëjtin arketip si ‘prof. Pelinci’.
Ky ka marrëzinë e Pelincit, ndërsa për vete ka krijuar ‘matrioshka’ si veten.
Janë dy kryetarë të dy partive ‘të shpresës’ që po hahen me njëri tjetrin. I kanë ngjarë Sali Berishës që e bëri partinë ‘e demokracisë’ parti familjare. Për partinë e vitit 1990 ishte angazhuar një popull i tërë, por ky tha se ‘e bëmë bashkë me Lirinë’; e shoqja. Këta dy të rinjtë, po në këtë marrëzi, e bënë ‘Shqipërinë bëhet e s’bëhet’, me dajën, babin, motrën, vajzën e tezes. Ndotën gjithë mexhlisin. Një kopje e marrëzisë paraardhëse.
Lini një Përgjigje