Forum24 Maj 2023, 16:32

Artan Hoxha: Pse e ka ndryshuar disa herë identitetin Fredi Beleri, nga çfarë ka frikë?

Shkruar nga Artan Hoxha

Artan Hoxha: Pse e ka ndryshuar disa herë identitetin Fredi Beleri, nga

Ore po pse e fsheh identitetin e vërtetë dhe origjinën familjare, ky palikari i qirje Qirjakos Mitsotaqisit?! Ç’halle të ketë mavriu që nuk gjen derman…

Ore politikanët tanë palikari, o qirje Berishas, Metas, Ramas, Vangjelis etj, ish-ministrat e Drejtësisë, avokatët, juristët, moderatorët dhe analistet tanë korifej të fjalës së lirë dhe demokracisë:

A nuk me thoni, si e ka emrin e vërtetë ky kandidati i “Bashke Fitojmë”, qe u zgjodh kryetar i Bashkisë Himarë me 19 vota diference më 14 maj?!

More po nuk kam lënë regjistër të gjendjes civile në Shqipëri dhe Greqi, dokument të Ministrive të Brendshme dhe Ministrive te Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë bashkë, por nuk po ja gjej dot fiks si e ka llagapin!!!!

Ore po pse e fsheh identitetin e vërtetë dhe origjinën familjare, ky palikari i qirje Qirjakos Mitsotaqisit?!

Ç’halle të ketë mavriu që nuk gjen derman…

Po u sjell vetëm tre fakte mes mijëra fakteve që kam për të…

E para:

Fleta zyrtare e votimit për Bashkinë Himare shkruan, se kandidati e ka emrin:

Dhionisios Alfred Petro Beleri…

Babai i tij quhet Petro….

E dyta:

Komunikata zyrtare e policisë së Janinës, qarku i Epirit, që mban datën 19 mars 1995, pas arrestimit të një grupi personash të armatosur shkruan se kandidati e ka emrin zyrtar:

Fredi Foto Beleri…

Babai i tij këtu quhet Foto…

E treta:

Posteri zyrtar elektoral për zgjedhjet e 14 majit 2023, i kualicionit të opozitës Berisha-Meta “Bashkë Fitojme”, i prodhuar nga vetë Beleri shkruan në shqip, sipër në të djathte të posterit,

ALFRED BELERI…

Poshtë fotos se kandidatit në Greqisht,

Φρέντης Μπελέρης (FREDIS BELERIS)…

dhe poshtë tij serish ne gjuhen shqipe,

FREDI BELERIS….

Pra në një poster zyrtar te prodhuar nga vetë Beleri ka tre emra të ndryshëm:

1)-Alfred Beleri

2)-Fredis Beleris

3)-Fredi Beleris….

 

beleri emri