Forum24 Maj 2023, 11:40

Saliu u zhyt, tani Uashingtoni do të ekspozojë provat

Shkruar nga Spartak Ngjela
Saliu u zhyt, tani Uashingtoni do të ekspozojë provat
Spartak Ngjela

Ndërkohë pyetja është: Politika amerikane a do t'ia zbardhë shqiptarëve të gjithë dosjen antishqiptare që ajo ka për Saliun Kjo është koha e duhur.

Saliu u zhyt.

Me të po qeshim

Dhe ne

Nga shtëpia në rrugë

Nga rruga në kafene.

Por, ndërkohë pyetja është: Politika amerikane a do t'ia zbardhë shqiptarëve të gjithë dosjen antishqiptare që ajo ka për Saliun?

Kjo është koha e duhur.

Saliu është i zhytur në një goditje të brendshme partiake.

Lëvizja Berisha-Meta pësoi një goditje me abstenim nga rreth 300 mijë votuesish të Partisë Demokratike...

Votimet e 14 majit ishin një referendum i egër anti-Berishë.

I vonuar ishte si akt, por pozitiv në lidhje me politikën në Shqipëri.

Kurse Saliu bën sikur s'kupton.

Po të blerët pseudo-analistë që nuk flasin për zhytjen Sali?

Këta janë ndoshta fluksi i fundit antishqiptar në median shqiptare. Sepse, shumë keq do ta kenë kur të fillojnë hetimet e Perëndimit për aktivitetin e Saliut në bashkëpunim me Alkaedën, në bashkëpunim me Beogradin kundër Shqipërisë, në bashkëpunim me krimin e organizuar në Shqipëri, në bashkëpunim me Moskën kundër Shqipërisë.

Janë shumë...

Por, shenjat po duken se Uashingtoni do të ekspozojë provat anti Sali.

Politika amerikane duhet ta kuptojë që për shqiptarët kjo është bash koha për denoncimin e veprimtarisë subversive antishqiptare të Sali Berishës.

Zoti Biden; Zoti Blinken!

Ju jeni shprehur se shqiptarët janë aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të të Amerikës.

Dhe, kjo është një e vërtetë absolute.

Por, edhe shqiptarët po duan të njihen me provat e antishqiptarizmit dhe antiamerikanizmit Berisha.

Antishqiptarizmi dhe antiamerikanizmi është sot një binom antishqiptar, me liderët shqiptarë të shitur në  Moskë, në Beograd dhe në Athinë.

Shqiptarët po presin...

spartak ngjela sali berisha