TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Shtator 2025, 18:10

Aruba, Ambasada dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave

Shkruar nga Luçiano Boçi

Aruba, Ambasada dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave

Shqipëria drejtohet nga një qeveri kokë e këmbë e zhytur në krim e korrupsion.

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë shqiptare. Ai nuk përdor formula diplomatike e të zbutura, por flet me një gjuhë të prerë e goditëse: Ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal.

Ky është perceptim por konstatim zyrtar i SHBA-së. Raporti nuk le hapësirë për asnjë ekuivok. Shqipëria drejtohet nga një qeveri kokë e këmbë e zhytur në krim e korrupsion. Pasojat janë katastrofale!

-Pastrim parash
-Shpopullim galopant
-Vdekje e konkurrencës së lirë
-Ligje me porosi “strategjike”për biznese klienteliste dhe grupe kriminale “strategjike”
-Koncesione gllabëruese dhe korruptive
-Prokurime banditeske
-Ekonomi informale
-Varfërim për qytetarët
-Klimë e rënduar biznesi
-Humbje diversiteti investues

Thënë pa gjuhë diplomatike raportesh: Shqipëria është një parajsë e krimit të organizuar transnacional i cili ka partner qeverinë-kartel Rama.

Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.

Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd! Kutia e Pandorës është hapur… “Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre.

Lini një Përgjigje