
Në Jug ndërtojnë të fortët. Ndërtojnë ata që kanë para, lidhje dhe miq në pushtet. Dhe shteti i mbyll sytë.
Në Theth dhe Valbonë, Edi Rama tregohet trim. Shemb një kasolle të ndonjë të varfri, nxjerr dronët, bën video e flet për "mbrojtje të natyrës". Por në Jug mbyll sytë. Atje ku ndërtohet buzë detit pa leje, ku natyra shkatërrohet për luks dhe interesa private, Rama nuk ka as dron, as kamera, as zë.
Një shembull konkret është dhe kjo video e cila është fakt dhe një ndërtim në zonën e Llamanit në Himarë. Dy shtetas Gerti Sota dhe Soni Lala ndërtojnë pa asnjë leje ndërtimi. Shkelin ligjin hapur, pa frikë. Ndërtojnë në vijën bregdetare, aty ku as nuk lejohet të prekësh rërën, jo më të hedhësh beton. Por askush nuk i ndal. As policia e shtetit, as policia ndërtimore, as bashkia, as Edi Rama.
Dhe e dini pse? Sepse në Jug ndërtojnë të fortët. Ndërtojnë ata që kanë para, lidhje dhe miq në pushtet. Dhe shteti i mbyll sytë. Soni Lala, për shembull, është i punësuar në Bashkinë Himarë. Pra, ai që ndërton pa leje, është pjesë e institucioneve që duhet të ndalojnë ndërtimet pa leje.
Madje, Soni Lala ndërton pa leje dhe e fsheh ndërtimin në emrin e dikujt tjetër Gerti Sota nga Fieri. Një truk i vjetër një lloj mafie lokale, ku ligji nuk ekziston dhe gjithçka zgjidhet me para, miq dhe arrogancë.
Ndërsa në Veri? Aty është ndryshe. Aty s’ka mafie, s’ka të fortë, s’ka para. Ka vetëm njerëz të thjeshtë, që mezi mbajnë frymën gjallë. Dhe aty, shteti tregohet i ashpër. Sepse e ka të lehtë të shtypë të dobëtit.
Pyetja është e thjeshtë, pse në Jug lejohet gjithçka, ndërsa në Veri ndalohet gjithçka? Pse Rama bëhet “burri i shtetit” në një fshat të harruar në mal, por hesht si “lepurush” kur mafia ndërton pa leje buzë detit?
Ka vite që dëgjojmë Edi Ramën të flasë për “luftën kundër ndërtimeve pa leje”, për “mbrojtjen e natyrës”, për “turizmin e qëndrueshëm”, për “ligjin që nuk fal askënd”.
Në fjalë, Shqipëria është një parajsë ekologjike dhe ligjore. Por në realitet? Shqipëria është ndarë në dy, në Veri ku shteti shemb kasollet e të varfërve dhe në Jug, ku të fortët ndërtojnë buzë detit pa i pyetur as ligjin, as shtetin, as natyrën.
Po ta kesh ndërtimin buzë detit, një resort në Llaman, një hotel në Dhërmi, një vilë në Jalë nuk vjen askush. Atje ligji nuk vepron. Atje sundon heshtja, frika dhe kompromisi.
Sepse Shqipëria e vërtetë nuk është as në dronët e qeverisë, as në spotet e turizmit. Është në padrejtësinë e përditshme që fshihet pas betonit të paligjshëm.
Informacion drejtuar: Pamfleti. Meqenese behet fjale per ndertime pa leje te mafies ne jug, ju beje me dije se: ne qytetin e Tepelenes, me sakte ne Memaliaj oligarku-mafioz Hetem Barjami (se bashku me dy djemte e tije Erandi dhe Eno Barjami miq te ngushte me Toni Gogu) kane ndertuar 2 resorte me emrin Sofia ne rrethin e Memaliajt, keto resorte jane lavatrice ku pastrohen parate te perfituar nga aktivitete kriminale! Krimineli Hetem Barjami ka lidhje te ngushta me politikane te PS qe kane poste nga me te ndryshme e deri te kryeministri Rama, disa nga emrat jane: mafiozi Toni Gogu, Laert Duro, Aldrin Dalipi, Mirela Kumbaro, etj. https://www.youtube.com/watch?v=LgWyDFUwAdE