
Pse dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.
Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve.
Pyetja është kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet?
Bota ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, megjithëse kanë luftuar më shumë se palestinezët, megjithëse kanë rezistuar më gjatë se ata, megjithëse nuk ia kanë zaptuar askujt tokën siç kanë bërë arabët palestinezë për shekuj dhe megjithëse nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë duke lozur në oborr.
Në 80 vitet e fundit palestinezët kanë bërë çdo gjë keq.
Ata kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shtetit të tyre.
Në vitin 1947 ata refuzuan formulën e OKB për krijimin e dy shteteve, Palestinës dhe Izraelit dhe shkuan në një luftë guerrile të cilën e humbën.
Më pas shkuan sërish në luftë në vitin 1967 me ndihmën e shteteve të tjera arabe dhe humbën përsëri.
Në vitin 2000 e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton, sipas të cilës Izraeli dhe Amerika e njihnin shtetin palestinez dhe po ti mbledhësh refuzimet palestineze, del se Izraeli e ka refuzuar më pak shtetin e Palestinës se vetë palestinezët.
Duke kaluar nga dështimi në dështim palestinezët humbën me rradhë kohën, tokën, financat, ushtarët, aleatët dhe shpresën.
Mjafton të shohësh shifrat e rritjes demografike të këtyre dy popujve për të kuptuar si janë sjellë ata me veten.
Në vitin 1947 gjithë territori palestinez kishte 2 milion banorë.
Nga këta 1.4 milion ishin arabë dhe 600 mijë ishin hebrenj.
Sot numrat janë përmbysur.
Palestina ka rreth 5 milion banorë, ndërsa Izraeli 10 milion.
Në 80 vjet Izraeli, ky shtet i krijuar nga emigrantë që erdhën nga Evropa pasi ishin masakruar dhe shpronësuar nga Hitleri, krijoi në shkretëtirë bujqësinë më të përparuar në planet, ndërtoi ushtrinë më inteligjente që kemi parë deri sot, është lider i padiskutueshëm në AI dhe ka një ekonomi që prodhon 600 miliard dollarë në vit, disa herë më të madhe se të shumë vendeve evropiane që sot po njohin Palestinën dhe dy herë më të madhe se Irani, megjithëse nëntoka e tij e thatë nuk pikon asnjë gram naftë.
Ndërkaq Gaza dhe West Bank, ku jetojnë 5 milion palestinezë nuk bëjnë dot më shumë se 15 miliardë dollarë ekonomi në vit dhe kjo përpara luftës.
Duke parë këto numra nuk ka nevojë të jesh ekonomist, për të kuptuar se çfarë ka bërë në 80 vjet një popull dhe çfarë ka bërë populli tjetër.
Por nuk mbaron këtu.
Krahasimi i standarteve të demokracisë së këtyre dy popujve është edhe më i dhimbshëm.
Izraeli është një demokraci e fortë, aty shtypi është i lirë, shumica e gazetave janë kundër qeverisë, populli del cdo javë në protestë, parlamenti funksionin, zgjedhjet mbahen çdo katër vjet dhe gjykatat mezi po presin ta burgosin kryeministrin në detyrë, me dyshimin se gruaja e tij ka marrë shpërblim disa dhurata të shtrenjta.
Nga ana tjetër palestinezët kanë njëzet vjet që nuk bëjnë zgjedhje.
Dhe një herë që votuan zgjodhën Hamasin, i cili natyrisht nuk lejon më zgjedhje që nga dita që ka marrë pushtetin.
Pyetja është pse ky ndryshim?
Pse dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.
Si ka mundësi që Izraeli u kthye në një superfuqi ekonomike për 80 vjet, ndërsa palestinezët nuk prodhuan dot as demokraci dhe as ekonomi për të njëjtën periudhë kohe?
Ata që duan të justifikojnë palestinezët thonë se Izraeli i ka penguar të zhvillojnë ekonominë dhe demokracinë.
Për ironi të fatit zgjedhjet e fundit në territoret palestineze janë zhvilluar në vitin 2005 kur izraelitët u larguan nga Gaza dhe ia lanë palestinezëve.
Që atë ditë aty nuk janë bërë më zgjedhje dhe prandaj është e çuditshme të mendosh se palestinezët shkojnë në kutitë e votimit vetëm kur janë të pushtuar.
Kur janë të lirë ata nuk i duan zgjedhjet.
Pikërisht kjo është kriza e vërtetë e Gazës që asnjë njohje nuk e zgjidh dot.
Pamundësia e palestinezëve për tu qeverisur vetë.
Paaftësia e tyre për të njohur demokracinë si instrument bashkëjetese.
A e meritojnë palestinezët shtetin në këto kushte?
A duhet të ketë shtet një popull që në vend të institucioneve të zgjedhura, pranon të qeveriset nga një grup terrorist i armatosur?
A është gjithë Gaza Hamas?
A e duan palestinezët Hamasin?
Për fat të keq po.
Në dy vitet e fundit miliona izraelitë kanë protestuar kundër luftës, por asnjë palestinez nuk ka kundërshtuar Hamasin.
Të rinjtë palestinezë që kapërcejnë tela me gjemba për të vrarë vajza izraelite në koncert, nuk janë rebeluar kurrë kundër Hamasit.
Ata që sakrifikojnë jetën për të masakruar civilë izralelitë të pafajshëm mund të kishin rrezikuar për tu ngritur kundër Hamasit.
Por kjo nuk ka ndodhur.
Palestinezët e adhurojnë Hamasin.
Terroristët ata i shpallin martirë.
Në Gaza nuk ka asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë grup politik që e kundërshton Hamasin.
Prandaj njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e meriton.
Popujt duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.
Ne shqiptarët i sollëm komunistët në pushtet me vota dhe për 45 vjet nuk bëmë asgjë për ti rrëzuar.
Komunistët na dhunuan dhe ne iu nënshtruam dhunës.
Sikur, larg qoftë, komunistët shqiptarë të kishin dhunuar edhe një popull tjetër, ne do ishim njëlloj përgjegjës, siç janë përgjegjës gjermanët që e sollën Hitlerin në pushtet dhe ia dhanë fëmijët ushtarë për të pushtuar botën.
Sot gjermanët ia njohin vetes këtë ultësirë morale dhe jetojnë me kokën ulur që me votat e tyre krijuan një përbindësh.
Por nga ky kriter moral nuk mund të përjashtohen palestinezët.
Hamasi është përbindëshi i tyre.
Ata e lindën këtë mostër dhe prandaj duhet të jenë njëlloj përgjegjës si gjermanët.
Në emër të moralit, palestinezëve u duhet vënë si kusht zhdukja e mostrës që krijuan.
Shfarosja e Hamasit nuk mund të jetë vetëm detyrë e Izraelit, por e vetë palestinezëve.
Atyre ju takon mos ia japin fëmijët ushtarë, atyre ju takon të mos i strehojnë terroristët, atyre u takon ti nxjerrin vrasësit e pamëshirshëm përfundimisht nga zemra.
Palestinezët duhet të kalojnë një proces ekzorcizmi, duhet të nxjerrin djallin nga shpirti.
Vetëm nësë e bëjnë këtë akt civil mund të fitojnë të drejtën për të patur shtetin e tyre.
Prandaj gabohet kush beson se çështja e Palestinës ka lidhje vetëm me Izraelin.
Qeveria e Izraelit kanë bërë shumë gabime, ushtria e saj ka vrarë qytetarë të pafajshëm, gra pleq dhe fëmijë të pambrojtur prandaj shumë njerëz me të drejtë besojnë se ndëshkimi i merituar për këtë vend është të ketë fqinj një përbindësh si Hamasi që kafshon çdo ditë.
Njohja e Palestinës është ndëshkim për Izraelin që po vret pa u ndalur, por ndëshkimi i dikujt nuk mund të jetë dhurata e dikujt tjetër.
Palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë.
Njohjet perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.
Por Goliathi mitik ka qenë palestinez, megjithëse nuk ka qenë arab dhe ndoshta të kesh fqinj një përbindësh është destini i Izraelit që sot nuk i ngjan fare Davidit, bariut të varfër hebre që shpëtoi popullin e vet duke vrarë Goliathin.
Ata që duan ti amnistojnë palestinezët nga të gjitha fajet e tyre, thonë madje se Goliathi dhe Davidi kanë ndrruar vendet.
Tani Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit.
Mirëpo zgjidhja nuk gjendet te legjendat e riciklueshme.
Çështja e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohës
Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar.
Kjo është çështja.
Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne.
Palestina nuk është gati për të jetuar si ne.
Simon Shuteriqi, katragjyshi i i Blushit, fajdexhi si profesion, shte jahudi serb.
O Blush, por ti valle nuk e di qe Hamasi eshte pjelle e Izraelit. Dhe qe sulmi i shtatorit, njejte me sulmim e Kullave binjake, ishin te inskenuar per qellime e vete “viktimave”. Merru me letersi artistike, lere ate politiken me mire. Se cfare eshte nisur do perfundoje. Nuk te konsideron njeri as ty, as vendet qe njohen Palestinen. Kus e drejton boten sot dihet. Gjithe te tjeret jane thjesht zhurmues.
Po historia e izraelitëve nuk fillon ne 1947 o Beno, pse nuk tregon pse u dëbuan nga Evropa, pse nuk tregon se a kane izraelitët gisht ne përmbysjen e perandorise Ruse, ne revolucionin Francez...si shkuan ata pas prognomeve ne Rusi e me gjere dhe e blene me pare ne dore tokat e fshatareve te varfër Palestinez te cilat sapo kishin dale nga perandoria osmane...cili ishte roli i Anglisë e Francës ne keto kohëra...si ka mundesi qe Izraeli u zhvillua dhe Palestina beri regres...mendon se nuk kane gisht fare izraelitet ne kete pune...a u intereson atyre nje fqinj i forte apo i dobet? Qëllove si kalama o Beno!!
Me ne fund dikush qe shkruan pa hipokrizi.
Shkrim fashist
Shkrim shume I drejte. Populli palestinez qe thone se ne fakt eshte kusheri i pare me popullin izrealit sepse jane njerez qe historikisht kane jetuar ne te njejtin vend, eshte si puna e popullit Shqiptar qe u genjye dhe zgjodhi Enver Hoxhen ne krye dhe nuk degjoii Ameriken kurse Izraeli beri te kunderten dhe ja ku jane sot dy bote te ndryshme. Izraeli shkelqen, palestina vuan sic vuajtem ne per 45 vjet. Ndoshta koha do te vije qe palestinezet ti thirrin mendjes sic i thirrem ne ne 1990 por kjo mbetet per tu pare.
Dmth po te jesh ne gjendje te besh economi mund te vesh dhe te pushtosh cdo lloj vendi ose te marresh cdo toke pasi the owners qe e kane te tyren sjan ne gjendje ta mirmbajne. Po e njera gje me camerine dhe kosovone. Ska lidhje e kujt eshte. Kur njeriu shitet per leke si ne rastin me larte me shume eshte nje plehre sesa nje gazetar. Never qe nuk ditem te qeveriseshim ne kohen e komunizmit normlaisht greku duhet te na kishte marr te gjithen. Ehe ushtria me inteligjenge ne bote i ben Hamasi zborr brenda vendit te vet dhe tani dy vjet kjo ushtri si meer dot pengjet. Kjo ushtri me moralja vret fekoje pa fund. Kjo ekonomi kaq e fort eshte si shushunje ne kurriz te amerikes. Hajde analize o blush analisti hajde.
Blushi e paska shitur shpirtin tek fajdexhinjte zionist. Mire e ke bere do i marresh me vete.
Ky shkrim eshte i turpshem. Jane izraelitet vete qe jane kunder politikave te Njatanjahut. Me siguri ky eshte shkrim i paguar, se po te jete per para ben Blushi shet dhe shpirtin. Nje turp i papare!
palestinezet jane tashme te indoktrinuar kunder izraelit dhe e perkrahin hamasin madje festuan ne diten e masakrave.tani izraeli po u jep reston,kaq e thjeshte eshte.dhe mbas ketyre trushpelareve qendrojne vendet e pjerdhura islamike i ideatore dhe furnizues reale.njesoj si dyrdymeni arafat nje terrorist i qelbur.miliona dollare per tunele terroristesh qe mund te shkonin per shkolla .arsimim.ska dy palestina.historiksht keto toka kane qene te hebrenjve.duan apo sduan kjo eshte historia.dhe per me teper ata jane thjesht arabe ne tkat e filistines se dikurshme dhe emrin palestine eshte nga greket per filistinet.keshtuqe mos te na cajne trapin si shume.
Avash avash avash...te kujt jane tokat mo..??? Ata e pranojnë dhe vete qe kane nje origjine....nuk eshte kaq e thjeshte, eshte konflikti me i vjeter ne bote...
Saktë! Edhe po të jetë i paguar, përseri shumë saktë; e merrni parasysh që ka fituar edhe armiqësinë e HAMASIT?! POR, ne shqiplexuesit duhet të ndalemi pas leximit e të mendojmë për VETËN, se ku ishim e ku jemi.... Të uroj Beni, të paktën disa i ke bërë të mendojnë
Ben Blushi mbetet pena më e mprehtë e letrave shqipe, ku çdo fjali shndërrohet në një pasqyrë të shoqërisë sonë. Ai ndërthur filozofinë me ironinë, duke lënë mes rreshtave parashikime që tingëllojnë si profeci për kohët që jetojmë. Zërat kundër që po lexoj në komente, janë folklore të injorancës islamike të importuar në shqipëri.
Bravo Z Blushi. Koment i sakt dhe i kuptueshem per te gjithe ata qe duan te kuptojne.
Bravo Blushi
Ben Blushi, merru me ndonje sport tjeter se politika nuk eshte kafshate per ty. Problemi ne kete rast nuk eshte qe je paguar per kete por se as qe e ke merituar pagen. Lerja kete pune njerezve qe dine si lexohet historia boterore.