Forum18 Prill 2024, 10:23

Dhurata Biden- Blinken për shqiptarët

Shkruar nga Dritan Haxhiraj
Dhurata Biden- Blinken për shqiptarët
Antony Blinken dhe Joe Biden /

Kasta e vjetër politike po shkatërrohet dhe pasuria e vjedhur do t’i rikthehet shqiptarëve. Ka dhuratë më të madhe se kjo?!

Nuk ka më dyshim se jemi në një pikë, në konkluzionet përfundimtare. Shkatërrimin e partive komuniste në Republikën e Shqipërisë.

Kjo është një histori që zgjat prej më shumë se 79 vitesh, janë shumë dekada që i kushtuan vendit drama mbi drama.

Është histori shqiptare.

SHBA ka disa vite që e katandisën PD, të parën parti me elemente thellësisht komuniste, në të parën parti tashmë pa asnjë vlerë, ata realizuan diskrititimin dhe shpërbërjen e saj me ndihmën e vetë shqiptarëve.

Ajo parti tashmë nuk bëhet më.

Kush sheh tjetër skenar i shton vetëm agoninë.

Për propagandën e tre partive kryesore, edhe në këto orë TV tregojnë një tjetër histori.

Lajmi i këtyre orëve është, partia tjetër komuniste ajo e ofertave.

Dhe me këtë bëhen dy.

Dy parti që për dekada prodhuan Asgjë!

Dhe asgjënë e transformuan në tragjedi.

Nuk ka as me të voglin dyshim se këtë fazë, e mbyll partia që gjeneroi këto dy të parat.

Sot lajmi është që këto dy parti thellësisht komuniste mundet te kthehen ne diçka tjetër, por jo më siç ishim mësuar ti shikonim.

Cikli mbyllet me bandën e fundit komuniste, ato që ka marrë peng brandin ‘Made In Albania’.

E cila vazhdon të krijojë para, para e përsëri para.

Janë paratë e shqiptarëve, janë paratë e migracionit, janë historia dhe sakrificat e disa gjeneratave…

Malli i vjedhur u dorëzohet shqiptarëve.

Ka dhuratë më të madhe se kjo?!/Pamfleti

blinken biden dhurata për shqiptarët