
Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë mor doktor??
Prej vitit 2001 PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025 nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi në 5200 qendra që ka Shqipëria.
Nga 50 deputetë që mori PD në 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.
Tani nga këto 42 që i kishin ngelur PD do t’ju japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçka të formojnë grupet parlamentare.
Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputetë si përfaqësues të 500 mijë votuesve.
Oo doktor Berisha!
Ke 29 vjet qysh në vitin 1996 që ngel duke “qeras” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politik lloj-lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet dhe këto sa ikën PD nga pushteti ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.
Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputet çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtarë, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira”, po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.
Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë mor doktor??
Në vitin 1996 ato që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.
Ato që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv/ministrash, drejtor-drejtori në vitin 2005 kanë ikur të gjithë te PS doktor, ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asnjanës” në qejfin e tyre.
Ato që qerase me 30% të pushtetit në 2009 mor doktor dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD, si kokrra hajdutësh të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.
Ato që “qerase” me deputet në vitin 2013 doktor të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën 4 vjet duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.
Qerase Lylin 8 vjet doktor nga 2013 në 2021 derisa të përjashtoi dhe kur nuk kishte kush ta qerase iku si shurre pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.
Në 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021 e sidomos më 8 janar 2022 me mandat deputeti.
Tani po të pyes publikisht doktor!
1- A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv/ministri, drejtori, me pushtet e me para, me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve?
2- A e mban mend Majlinda Bregun doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Beci doktor a të kujtohet? Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes se kanë qenë me shumicë në atë kohë.
3- A i ke “qeras” me gjithë mend doktor apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët përveç demokratëve të vërtetë??
Se me ta thënë të drejtën doktor, unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qëlluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD dhe sakrificës së demokratëve.
Se po të ishte me të “qëlluar” e kaq rastësisht, atëherë pse këta “shejtanërët” e PS si nuk “qerasën” një herë kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite për 22 vjet që kanë qenë në kal mor aman?
Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD, po si nuk “qerase” një herë të vetme doktor me karrige ministri një ish student të dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga sigurimi i shtetit!
Dhe e fundit doktor!
A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionistë?
Lini një Përgjigje