Forum25 Maj 2023, 10:51

Dosja ‘McGonigal’, “stuhia” që “përpin” Edi Ramën

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Dosja ‘McGonigal’, “stuhia” që

Se investohet në trefazorin Mafie-diplomaci-media për terr informativ, deri në pushkatim publik të së vërtetës, pritet shpejt një dritë verbuese. Nuk mund të mos ketë drejtësi në pafundësi...

Hetimi i dosjes Mc Gonigal pritet të ketë “stuhi” në Pacifik, Jon e Adriatik. Nuk mund të mos përfshijë dhe përpijë gjithë mafiozët që kanë bashkëpunuar, ani pse sot bëjnë herë strucin e herë shurdh-memecin.

Por zërat nga zyrat e FBI-së në Uashington dhe Los Anxhelos, nuk ka Bablok, sado i pasur dhe arrogant të jetë, ti mbytë.

Çdo spiun, edhe i fshehtë, në vende të vogla, është në ndërlidhje me ambasadorin e atij shteti që të dihet në detaje çfarë po kryhet nga inteligjenca. Ambasadori di gjithçka. Ndodh kështu, që të mos ketë surpriza, pra të strukturohet grupi që të punojë efektivisht dhe të mblidhen spiunime që të përdoren..., deklaron mes të tjerave e me fjalë të tjera, Jon Sipher, ish-drejtues i stacionit të CIA-s në Moskë, referuar edhe çështjes Rama-McGonigal.

Në këtë optikë, deri pas pak ditëve që të vijë ambasadori i ri David J. Kostelancik, ‘Peshqit e Mëdhenj’ do e ndjejnë veten të paprekshëm në “ujërat” e thella të politikës, pushtetit, drejtësisë e diplomacisë.

Pra si njëri, si tjetri.

Në vjedh ti një milion dollarë, pse jo unë dy, në nuk di gjë ambasadorja Yuri Kim për korrupsionin dhe shërbimet amerikane, pse të dijë Babloku, në mbarështon ti një tufë dele, pse jo unë një kope me gomarë, nëse ti më shan në shtatë brez, pse jo unë në tetë, nëse ti mësove të hash sushi, pse jo edhe unë?!

Me grykësinë tonë janë dashuruar edhe perëndimorët.

Dollarët pa djersë, s’ka gjë se me të vjedhur, i shijuan edhe vetë shefit të FBI-së për New Yorkun McGonigal “fshehurazi” ambasadores, kryeministrit, shërbimeve të inteligjencës, por në sy të fshatarëve që u bënë edhe foto tek bënin pallë e gjobitnin jo po nuk të lëmë të vesh në Amerikë, jo po mund të pajiseni me viza në ca noteri të Tiranës, jo po heqim e vëmë ‘non grata’, etj. etj.. Tek e fundit, gjithçka është fat, u kape, do e hash, nuk u kape, do ua hash tjerëve.

Të tjerët, fshatarët dyshojnë se të gjithë së bashku, kanë abuzuar, kanë përfituar. Sa herë kryeministri ka mbledhur vota për hajdutët duke shfrytëzuar lobet me Charles McGonigal e të tjerë dhe me kualifikim për viza amerikane, në emër të ambasadës?! Prapë Kimetja nuk kishte dijeni, por mbante mend emrat e gjithë gazetarëve anti-qeveri, anti-mafie.

Këta gazetarucë, o shoku kinez, nuk e diskutuan fare në ato studiot me luks nga koshat e plehrave vendimin e një gjykate apeli në Bruksel për të mbajtur në fuqi bllokimin e aseteve të Albcontrol për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi, ku për inate personale të kryeministrit që mbylli një televizion opozitar, taksat tona do rripen me 110 milion euro, shto, nuk e them sa dhjetëra milion të tjera vonesat penalitetet dhe seancat disa vjeçare. Këto ‘mendër me thënë’ media, të tëra të përkëdhelura me shërbime në sportelet e ambasadës, mbushën dynjanë me lajmin e ndërrimit e jetës së nënës 85 vjeçare të një deputeti milioner, anti-amerikan dhe me një thes akuza, deri për vrasje.

Ka ngjarë apo jo?!

Se investohet në trefazorin Mafie-diplomaci-media për terr informativ, deri në pushkatim publik të së vërtetës, pritet shpejt një dritë verbuese. Nuk mund të mos ketë drejtësi në pafundësi. Tjerat, janë legjenda urbane, përralla me ‘non grata’, Adriatik Llalla, Arben Kraja e Altin Dumana, por është dosja McGonigal, “stuhia” që “përpin” Bablokun./Pamfleti

mcgonigal dosja edi rama stuhia