Forum24 Shtator 2023, 16:37

Eksterritorialiteti i kishave serbe, trampolinë e ekspansionizmit rus në Ballkan!

Shkruar nga Emin Azemi

Eksterritorialiteti i kishave serbe, trampolinë e ekspansionizmit rus

Përfitues i kësaj aventure terroriste mund të dalë edhe Vuçiçi i cili nuk kishte ndryshe si ta hiqte qafe temjanin e kishës serbe nga politikat vendimmarrëse kundër Kosovës….

Kisha Ortodokse Serbe ka qenë instrumenti kryesor që i ka dhënë ton shovenist gjithë orkestrës hegjemoniste te Beogradit. Para se të marshonin në ekspedita të vdekjes, paramilitaret dhe banditët e të gjitha uniformave serbe fillimisht merrnin bekimin e popave nëpër kishat serbe në Bosnje, Serbi e Kosovë.

Por sot ndodhi një akt vetëvrasës i politikës klero-nacionaliste serbe. Një manastir serb sot u shndërrua ne bunker te bandave terroriste të Serbisë, e me këtë u bunkerizua edhe politika e Beogradit kundrejt Kosovës….

Përfitues i kësaj aventure terroriste mund të dalë edhe Vuçiçi i cili nuk kishte ndryshe si ta hiqte qafe temjanin e kishës serbe nga politikat vendimmarrëse kundër Kosovës….Ai sikur kishte nevojë të lirohet edhe nga barra e rëndë e kapotave të Wagnerit që si hije lëviznin nëpër Serbi në kërkim të një lideri më prorus….

Kompromisi tani është më i mundshëm dhe më i favorshëm për Kosovën nëse demonstrohet një pjekuri dhe harmoni më e madhe kombëtare e politike, duke e kontekstualizuar aktin e sotëm vetëvrasës të politikës klero-nacionaliste serbe në favor të interesave jetëgjata të Kosovës.

Strehimi i forcave terroriste në një manastir serb nuk kërkon kurrfarë diçiture sqaruese për BE në dhe Borrellin për të kuptuar përfundimisht se Kosova kishte të drejt kur kundërshtonte eksterritorialitetin e kishave serbe….. Terroristët gjithmonë strehohen aty ku veten e ndiejnë të sigurt…. Kishat serbe gjithmonë kanë qenë jataqe të terrorit serb, por sot u desht të ndodhë para kamerave kronika e paralajmëruar e një krimi, autorësinë e të cilit BE dhe Washingtoni duhet ta denoncojnë pa ekuivoke…..BE dhe Washingtoni duhet përfundimisht ta përfshijnë KOS në listën e personave dhe institucioneve në kërkim për krime të kryera  kundër njerëzimit, kurse Beogradin zyrtar ta shpall përgjegjës kryesor për futjen e axhendave destabilizuese ruse në Ballkan….

emin azemi sulm terrorist kisha serbe