Forum12 Prill 2023, 12:26

Hajdutët e fshatit tonë mashtrojnë Zotin, jo më McGonigal, Yuri Kim e Escobar!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Hajdutët e fshatit tonë mashtrojnë Zotin, jo më McGonigal,

Depërtimet për tek shtegu i ngushtë ku rri demokracia, orientojnë “marrëveshje” me të paktën 2 nga 4 Klanet mafioze, edhe pse gjithë fshatit i ngjajnë paradokse…

Do arrestohen Sali Berisha dhe Ilir Meta, kuvendojnë fshatarët me njëri-tjetrin, sa herë na vjen ndonjë mik prej Shtëpisë së Bardhë. Talenti në çlirimin e energjive të vrazhda, është një fije e hollë, që edhe ekspertët e sjelljeve njerëzore nuk e kanë të lehtë të ndajnë qetësinë me zemërimin.

Kemi në evidencat historike pa shpjegueshmëri, si ajo e vitit 1997 ku shqiptarët morën armët kundër “Zotit” të tyre që u kishte vjedhur kursimet përmes firmave piramidale.

Ajo betejë mori 3000 jetë të pa fajshme.

Po a do ndodhë shpejt mrekullia, arrestimi i mafiozëve që gjithë fshati i njeh?!

Kjo pyetje e 26 viteve më parë është edhe sot po aq e fortë.

Aso kohe Romano Prodi, kryeministër i Italisë fqinje, ligjëratat politike na i përcolli me një fotografi në Adriatik, kokë më kokë me kapon e mafies që kishte vënë kufi tek Ura e Mifolit.

Mesazhet për të ardhmen që ende nuk na erdhi, i kemi relike të zeza pikërisht nga mafiozët që edhe sot kërkojnë vota.

Pra, duhet të themi se po, kishte arsye Prodi po kaq sa Gabriel Escobar sot.

Hajdutët e fshatit tonë mashtrojnë Zotin, jo më McGonigal,

Depërtimet për tek shtegu i ngushtë ku rri demokracia, orientojnë “marrëveshje” me të paktën 2 nga 4 Klanet mafioze, edhe pse gjithë fshatit i ngjajnë paradokse.

Po pse prapë kështu?! 

E thjeshtë! Skema e Katovicës së largët, është kujdesur të thajë çdo lule e lëndinë të njomë, fushave e maleve të fshatit tonë. “Gjembat” kanë gërvishtur ekonominë dhe perspektivën. Në çdo zyrë shteti ka vetëm mashtrues, antiamerikanë, hajdutë.

Me kë të merren tjetër miqtë tanë?! 

Se çdo fshatar e di, hajdutët kanë vetëm miq për fiq. Nga shitës fiqsh dje, sot kemi një pasanik kryetar bashkie, që ha dreka e darka me diplomatë e sipas shefit të tij, plotëson lista hajdutësh që kualifikohen për vizita apo fshehje parash në Amerikë.

Në këtë optikë, as shefi i FBI-së, McGonigal, ose “arka” me “çelësin” më sekret të shtetit më mik e të fuqishëm në Glob, kur bënte biznes amerikano- ruso- kinez me taksat e fatet tona, nuk kishte zgjidhje më optimale. Atij, ja humbi “çelësat” e jetës normale, një specialist i mashtrimit dhe hajdutërisë, që Donald Lu e kishte regjistruar si njërin ndër 4 Klanet Mafioze në drejtim të 20 familjeve kriminale.

Hajdutët e fshatit tonë mashtrojnë Zotin, jo më McGonigal,

Por këtej kemi doke e zakone të mira.

Pra, edhe atij të “ndjerit”, pasi Shtëpia e Bardhë e ka lidhur me hekura në “Shtëpinë e Zezë” të izolimit, sipas zakonit të fshatit tonë, duhet t’i këndojmë ca fjalë të mira.

“Robërit” e “luftës”, këtej nuk keqtrajtohen, përkundrazi “mjekohen” respektohen, u mbushen çantat me “ushqim” e para, kurse të “vdekurit”, edhe kur e na bëjnë keq, me fjalët që meriton i miri, i përcjellim.

Pritjet dhe përcjelljet i bëjnë herë Babloku dhe Likja, herë Babloku e Lali.   

Pra, aty ku shtrohen burrat e mëdhenj të mafies, mungon vetëm njëri, ‘non-grata’. Ai që nuk është kurrë aty, merr çdo informacion nga treshja e hajdutëve. Nuk i ndanë asgjë, deri sa t’u merret ç’kanë vjedhur.

Hajdutët e fshatit tonë mashtrojnë Zotin, jo më McGonigal, Yuri Kim e Escobar!/Pamfleti

hajdutët e fshatit tonë mcgonical gabriel escobar yuri kim

Forum