Forum25 Maj 2023, 16:45

Ja si e dhunojnë ligjin ligjvënësit

Shkruar nga Artan Fuga

Ja si e dhunojnë ligjin ligjvënësit

Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një projektligj ose një dokument tjetër politik kur ka konflikt interesi...

Në ndihmë të Presidentit të Republikës kur të shqyrtojë dhe miratojë ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe të tijën, shpejt e shpejt siç e kërkoi drejtuesja e seancës në Kuvend!

Kodi etik i deputetit (vendim me forcë ligjore):

Citime nga Vendimi Nr. 61/2018

Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Neni 13

Konflikti i interesit

1. Konflikti i interesit është situata kur një deputet është subjekt i një interesi privat, që mund të ndikojë në kryerjen siç duhet të përgjegjësive dhe detyrave publike.

2. Deputeti, kur ndodhet në një situatë konflikti interesi, deklaron gojarisht në fillim të seancës plenare ose të mbledhjes të komisionit apo organeve të tjera parlamentare. Kopja e procesverbalit i dorëzohet shërbimit përgjegjës për deputetët

3. ...

4. Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një projektligj ose një dokument tjetër politik kur ka konflikt interesi dhe as të promovojë projektligje ose interesa për shpërblim/pagesë apo për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta.

artan fuga pagat

Forum