TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Maj 2025, 20:08

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Shkruar nga Ylli Pata

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Amerika, sidomos ajo politike nuk është ajo që tentohet të shitet në sallonet tona politike dhe mediatike.

Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini iu përgjigj pyetjes standarde se si del rezultati. “Mandati i tretë është shumë i vështirë, shumë, por i katërti është bukë e djathtë”, tha.

Musai, një gazetar dhe politikan me përvojë ju referohej natyrisht terrenit dhe përvojës politike shqiptare i referohej instiktit që një mandat i tretë është një kufi ku një mazhorancë ndodhet para një rezistence opozitare apo kontradiktore që mobilizohet natyrshëm për të dhënë një sinjal politik.

Pas kësaj, siç e ka treguar edhe historia politike edhe botërore ndodh një proces dialektik i ndryshëm i asaj që quhet rikrijimi apo rilindja e një alternative të re.

Në këtë garë për mandatin e katërt të Edi Ramës, ka hyrë krejt pa një sens dialektik Sali Berisha, i cili është një “kalë race” por i moshuar dhe i lodhur. Jo thjeshte nga mosha, por nga damka që i erdhi nga SHBA në vitin 2021, një damkë që është më shumë se dramë politike, është tragjedi totale.

Megjithatë, që dje doli një lajm që u duk si pa lidhje, se edhe pse i ndaluar familjarisht, Sali Berisha mund të shkojë në SHBA në një rast në SHBA.

Ne kemi pasur e kemi mjaft njerëz e politikanë që kanë goxha lidhje në elitën politike në SHBA. Fatmir Mediu dihet që shkon shesh dhe ka një rrjet mish në kongres, të cilët i kanë dhënë edhe një mundësi për të bërë çdo vit një samit OJF-je të lidhur me fondet amerikane. Rudina Hajdari, përveç emrit të njohur si vajza e Azemit ka qenë edhe nxënëse e dishepulle e një prej deputetëve më të talentuar të Kongresit Amerikan, si Eliot Engel, sot është një politikane e perënduar. Lista është e gjatë, por nuk kanë rëndësi emrat.

Profesor Anastas Angjeli ka qenë politikani socialist më me influencë në SHBA he korridoret politike atje, sidomos në Kongres, por nuk e pati asnjëherë këtë influencë në korrioret dhe lobet e PS.

Pra ka shumë që e kalojnë oqeanin, por varet si e kalojnë. Amerika, sidomos ajo politike nuk është ajo që tentohet të shitet në sallonet tona politike dhe mediatike. Amerika është një perandori që ka së pari institucionet e saj dhe natyrisht linjat e saj paralele që ndikojnë në korridoret politike. Siç ka edhe lobet dhe grupet e interesit që kanë ndikimin e tyre në të gjithë botën.

Por a e kalon Sali Berisha oqeanin? Që duket pyetja 6 milionë dollarëshe sa edhe është paguar për lobim. Mund ta bëjë nëse e ka mundësi, ose më saktë mund ta bënte deri më sot. Por gjasat janë ndryshe, megjithatë këtu nuk bëhet fjalë a shkon Berisha në SHBA, i cili është i vetmi që ka hyrë dy herë në Zyrën Ovale.

Problemi është se Sali Berishës i duhet të kalojë jo oqeanin, pasi këtë duhet ta bënte në 2019, kur ju ndaluar viza. Sot i duhet të kalojë ylberin, pasi Non Gratën e ka marrë jo për ndonjë “ves minor” por për tre çështje që janë thjesht krime penale!

Lini një Përgjigje