TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Maj 2025, 14:05

Pse lajmi për heqjen e non gratës nga SHBA e dëmton më shumë Berishën?!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse lajmi për heqjen e non gratës nga SHBA e dëmton më

Non gratë në Amerikë vendoset me dekret shtetëror dhe hiqet gjithashtu me dekret shtetëror. Ku e kanë dekretin fjalë-zbrazurit që shkruajnë në FB

Koha është e njëjtë, por zgjedhjet e ardhshme po rrisin opsionet e gënjeshtrës nga përkrahësit e Saliut..

Asgjë nuk ndodh.

Demokratët e kanë kryetarin e partisë nongrata në Amerikë.

Dje dhe sot, komedia e PD vijon duke lëshuar lajme popullore.

Non gratë në Amerikë vendoset me dekret shtetëror dhe hiqet gjithashtu me dekret shtetëror.

Ku e kanë dekretin fjalë-zbrazurit që shkruajnë në FB

Duhet të shpallin dekretin, se po bëhen qesharakë bashkë me atë që është nongrata në Amerikë.

Koha ecën dhe data 11 maj po vjen.

Çfarë do bëjnë përkrahësit e Partisë Demokratike?

Asgjë nuk bëjnë dot.

Mos gënjeni se e dëmtoni edhe më shumë Saliun.

Por më duhet të theksoj se në dekretin për shpalljen nongrata, akuza kundër Saliut është shumë e rëndë.

Ai që nuk beson, mirë është t'i drejtohet Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ajo jua sqaron të gjitha sipas ligjit.

Lini një Përgjigje