
Sepse menjëherë pas daljes në skenë të ‘grupit të kafesë’, ai filloi papritur të flasë për gabime që janë bërë me listat, se demokratët duhet të vendosin etj.
Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe të tjerë kanë një arsye për të nisur një “Foltoren 2”, duke qenë se besojnë që PD-ja është futur në ngërç, se zëri i demokratëve nuk është dëgjuar apo se partia ka nevojë për rifreskim dhe riformatim. Në thelb, ky është argumenti i tyre, qoftë apo jo bindës.
Por, ndërsa sheh Berishën që fill pas paralajmërimit të tyre, ka nisur dhe bën një foltore tjetër, pyetja që shtrohet është: Kujt kërkon t’ia marrë PD-në?
Sepse menjëherë pas daljes në skenë të ‘grupit të kafesë’, ai filloi papritur të flasë për gabime që janë bërë me listat, se demokratët duhet të vendosin etj.
Por a nuk ishin këto pikërisht fjalimet që ai vetë i artikuloi kur nisi Foltoren e parë për të rimarrë PD-në nga Lulzim Basha, i cili, sipas tij, në atë kohë e kishte monopolizuar partinë dhe nuk kishte pyetur për bazën dhe për demokratët?
Ripërtëritja e të njëjtës retorikë, premtimeve dhe argumente, duket sikur Berisha po përpiqet t’i marrë PD-në...vetes.
Vetëm nëse do të pranojmë këtë, ka një ‘arsye’ për ta nisur këtë tur takimesh.
Pra, Berisha i Foltores dy kërkon t’i marrë partinë dhe PD-në Berishës së Foltores një në mënyrë që në Foltoren tre të realizojë ato që premtoi në Foltoren e parë dhe nuk i realizoi dot as në të dytën.
Lini një Përgjigje