Enver Hoxha i pat mbajtur për disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeministër, Ministër i jashtëm dhe i mbrojtjes.
Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dorë e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqates së tij u shpall i përjetshëm , i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.
Pastaj fap e fap përjashtoi po në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli për politike të re kundër së vjetrës.
Kerkoi ndjese. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesen e tij ! Foli për emërime të gabuara që paskesh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emërimi më fatkeq i Sali Berishës.
E zgjodhi të ngratin, duke prishur garën dhe injoruar kontributet në PD për veset jo për virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë. Ja futi si kurrkush, si skuth që pret çastin i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me kulturen politike, pa patur kurrë një projekt. Flet për njerëzit , për demokratët pasi ju paguan investimin, mundin për karrigen dhe pasuritë e tyre .
Pa u skuqur pa u zverdhur me lëkurën si sholle këpucët i rrejten për hallet e tyre ore e çast.
PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej do ti mbetet vetem e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrenuesve të panginjur e të pa cipë.
Lini një Përgjigje