TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Nëntor 2023, 18:26

Lufta për rolin e Sanço Pança-s

Shkruar nga Ylli Pata

Lufta për rolin e Sanço Pança-s

Baza është se ka një luftë ndaj “Gjigantëve” që janë Amerikanët dhe Europianët, “përbindëshat” që kanë krijuar SPAK-mullirin e erës që kalorësi i fytyrës së vrerosur ka vendosur ta shkatërrojë. E këtë e tha edhe sot.

Një komentues në Tema e vizatoi aksionin e sotëm si një skenar i Servantesit në kohët moderne për një ekranizim të Don Kishotit.

E në fakt, doktori, është një Don Kishot. Një Don Kishot politiko-romantik më së shumti sesa një hero romantik.

Heroi ynë plotëson mjaft kritere të personazhit të gjigandit botëror të letërsisë. Madje thuajse të gjitha përveçse Dylqinjës, që të paktën në kronikë, e ka gjetur. Por edhe këtu, ku i dihet, pasi gjërat nuk se janë si duket.

Baza është se ka një luftë ndaj “Gjigantëve” që janë Amerikanët dhe Europianët, “përbindëshat” që kanë krijuar SPAK-mullirin e erës që kalorësi i fytyrës së vrerosur ka vendosur ta shkatërrojë. E këtë e tha edhe sot.

Ndoshta prej Fan Nolit, që ishte kënaqur nga kjo kryevepër botërore dhe e solli në shqip, apo edhe konteksteve që ngjanin, “Don Kishoti” edhe në Shqipëri është shumë popullor. E shpesh, njerëz që nisin beteja të tilla si kjo e ditëve të fundit, i japin vulën e mjeshtrit të madh spanjoll.

Po mirë, po Sançua, kush është? Hë? Kush, kush? Shqytari i ditëve të vështira do të thotë dikush. Doktor Flamuri, që edhe stetoskopin e ka lënë për doktorin që i beson gjithçka. Në fakt, ka logjikë kjo tezë. Pasi doktori që la stetoskopin për Don Kishotin e tij, mund të jetë një Sanço shqiptar, aq më shumë që është edhe numri dy edhe pse jo shqytar në rang zyrtar.

Normal, Dr Flamuri që është edhe numri dy i foltores e sot pamë që edhe kaloi kangjellat e Kuvendit, por edhe doli më pas dhe u ngjit në dritare. Madje edhe ndihmoi Saljanji të hyjë nga dritare.

Kë? Salianjin e flakadanit ngjyrë mavi? Po ai është një hero! Një Hero që djegien e gishtave e tregoi si një dëshmi ndaj Zotit të tij që e priste për të dëshmuar besnikërinë. Po Gazi? Gazi Bardhi! Kryetari i PD-së së vulës që sot kërkon të bëhet kryetar i foltores me një pjesë të vulës por që në thelb nuk merret vesh çfarë kërkon. Po Dashi? Dash Sula që u zi me gardistët apo deputeti kërcimtar i Lushnjes që ndihmoi bashkë me doktor Mziun që deputetët të hyjnë nga dritarja. Po Sa shumë doktorë mor vëlla! Po shqytari, Sançoja, kush mund të jetë, se u bënë shumë doktorë? Eh, këtu ka rregull të hekurt, mund të jesh doktor, por jo kaq kollaj një Sanço i doktorit! Ka kritere të rrepta, shumë të rrepta. E natyrisht nuk vendosen sot. Ka ende ditë. Një doktoraturë normale do 2 vjet, në këtë rast nuk është koha e rëndësishme por përmbajtja. E këtu nuk se ka ndonjë tekst që të jetë si precedent. Vendimi vjen pas provave spartane, si “kërkues shkencor” për të treguar se SPAK-u nuk ndikon në reaksionin kimik ndaj doktorit. Ose të paktën, vendimi pret ende kohë për tu marrë…

ylli pata sanco panca deputet opozita

Lini një Përgjigje

Forum