Forum 4 Mars 2023, 11:27

Mafia “vallëzon” para Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Mafia “vallëzon” para Yuri Kim
Edi Rama dhe Yuri Kim

Dramaciteti i çështjeve të hapura brenda familjes së Mafies Ballkanike, po përjetohet me dinamikën që elita e politikës, diplomacisë dhe pushtetit, ose rri afër, ose i motivon, ose përfiton.

Edi Rama, Yuri Kim dhe gjykatës sheikë, ish komunistë me lidhje dhe metoda ruse, me kurs 3 mujor tek Plepat në Durrës, po largojnë vëmendjen e dosjes McGonigol. Me pak fjalë, Mafia e Ballkanit, është “shtriga” që duhet të hajë bijtë e vet, ndryshe i prishet magjia.

Opozita, vërtetë ka mëkate, por sulmoi përmes lobimit qeveritar, siç shkruhet në dosjen e FBI-së dhe vonesa e qëllimshme e vendimit gjyqësor, për vulën dhe selinë, tejkalon edhe veprimet e monokracive më skandaloze.

Kush i jep këto vendime që vizatojnë fatet e demokracisë?!

Në këtë kohë “filtrash”, veçmas nga ambasada amerikane, fatkeqësisht, familja e hajdutëve, është plot e përplot papastërti gjenetike. Mafiozët janë bërë një ansambël, që duhet të mbyllësh sytë të mos i shohësh të “vallëzojnë”.

Dramaciteti i çështjeve të hapura brenda familjes së Mafies Ballkanike, po përjetohet me dinamikën që elita e politikës, diplomacisë dhe pushtetit, ose rri afër, ose i motivon, ose përfiton.

Gjykatës që shtyjnë një vit një vendim kaq të thjeshtë, duhen vënë nën presionin e gjithë shqiptarëve për transparencë profesionale dhe pasurie.

Në vitin 2011 Astrit Kalaja, shembi kalanë e votuesve socialistë.

Si “ushtar” në repartin e Kolegjit Zgjedhor, i dha në tavolinë Lulzim Bashës Bashkinë e Tiranës.

Po, kishte fituar me 10 vota në numërim të rregullt Edi Rama, por kur ka “epidemi” që fshati nuk e di,  “ushtria” e mafies “vendos votë-rrethim”.

Gjeneral Alexandër Arvizu, pasi përvjeli llërët, se ishte vapë, thirri “kapter” Arben Ristanin dhe nisën “bombardimet”. Gjithë votuesit hynë në vendstrehim para televizioneve duke parë si u vidhet vota. Pasi Ristani shpiku vota të gabuara në kuti të gabuara, u bë rinumërim dhe Basha lidhi shiritin e krye bashkiakut.

Me shirit të kuq si shpatullore, e vota të dyshimta, doli në mes të Tiranës dhe theri dashin kurban. Mori shpatullën dhe lexoi fatin e zi të demokracisë.

Recitoi se fati është fat, ca i kap me grep, ca i kap me lak.

Që aty lindi ideja se ata krimbat duhet të bëhen “Peshq”. Po ky Astriti, që Sali Berisha e bëri njeri, e mori nga Sekretar i Parë i Komitetit të Rinisë Shkodër, e çoi tre muaj kurs kundër analfabetizmit juridik në Plepat e Durrësit, u bë gjykatës, a është ushtar i mafes?!

Pse të mos jetë edhe ai si shokët?!

S’është sakat, as del nga rreshti, se do e kapte Vetting-u, as prish zakonet. Se këtej nga fshati është zakon që komunistët pasi hanë bukën, përmbysin kupën. Ky dhe shumë të tjerë, u bënë grykës, thua se kanë zorrën e derrit. Kap dollarë, euro, prona, i shërbeu influencave ruso- kineze, e pastaj bleu me çdo çmim heshtjen e Vetting-ut dhe amerikanëve e qëllo pa mëshirë me “topuz” mbi liritë e të drejtat njerëzore, mbi demokracinë.

Këto shërbime, duhen ri formatuar urgjent, sapo republikanët e Shtëpisë së Bardhë të marrin letër nga këtej, se ta themi, ka rënë me kokë në baltë autoriteti diplomatik dhe mafia “vallëzon” në mes të Parlamentit.

Ja, shihni spektakël përformon para amerikanëve dhe duartrokitet.

Shkallën e parë të Vetting-ut, ky gjykatësi ushtar i “Mafies”, megjithëse bark-derr, në dhjetor të vitit 2019, e ka kaluar me pengesa dhe ngarkesë të plotë. 

Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka dalë kundër, ka thënë se bëri hile, por nuk e apeloi, se ndonjë “çaj” kinez e qetësoi.

Cila është hileja?!

Ne që mbajmë shënime, nga sportelet e ambasadës amerikane, ku Edi Rama ka “ushtarët” e tij e deri tek ansambli “na bashkoi vjedhja”, kemi shumë për të thënë. Por po, do themi vetëm të vërteta.

Ky gjykatës është ‘thembra’ e Akilit.

Ka fshehur apartament me sipërfaqe 109,5 m2, një sipërfaqe toke prej 379 m2 në plazh të Velipojës, një godinë po në plazh me sipërfaqe 60 m2, e kushedi sa prona të tjera.

Por edhe ka shpenzuar pa tjetër. [Askush nuk e di sa ka kushtuar heshtja e  komisionerit Publik, kur KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin sheik Astrit Kalaja, në janar të vitit 2022.

Hajdutët dhe tradhtarët po blejnë edhe pluralizmin.

Hapeni historikun, gjithmonë është zgjedhur ky gjykatës për të vrarë demokracinë. Skandalet eklipsohen me skandale. Ja, ta diskutojmë qetë, thjeshtë, fshatçe.

Pasi i doli boja qeverisë, edhe opozita është sot copa-copa, është asgjë. Ose edhe është gjithçka, një makineri e ndryshkur, e çmontuar me një vendim politik të një gjykate me kursantë 3 mujor të plepave të Durrësit.

Pra, gjyqtarë ish sekretar Rinie të kohës së Enver Hoxhës, idiotë me kurs 3 mujor, po vrasin demokracinë për llogari të mafies ruso- kineze.

Ende jemi nëpër ferr- terrin, ku Mafia dhe diplomacia janë publikisht bashkë, ndajnë plaçkën bashkë, sundojnë, shtypin e vjedhin bashkë, paçka se tashmë kanë rënë në “kurthin” e dyshimit.

Diagnostifikimi i vendimeve është skandal, ku me gjuhën më të lehtë, para se të hapet kutia e “Pandorës”, mund të themi, gjithë fshati fërkon sytë nga habia dhe thotë, more, ç’është kjo Amerikë, ne po shohim me sytë tanë se si Mafia “vallëzon” para Yuri Kim!/Pamfleti

mafia yuri kim astrit kalaja sokol pepushaj

Forum