
Rama dhe kjo “motra” e tij Meloni harruan një gjë, që në referendum do të votonin qytetarët italianë, që nuk e shesin kurrë votën për një vend pune, pesë lekë apo një thes miell, e jo patronazhistët rilindas...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS para 10 ditësh Rama iu drejtua manikin-deputetëve duke iu thënë: Keni dëgjuar se çfarë thotë ajo motra ime në Itali për drejtësinë, për gjyqtarët dhe prokurorët??
Pra e kishte fjalën për Melonin, meqë kishte propozuar një referendum për të bërë pak a shumë të njëjtën reformë që bëri Sorosi me Ramën në Shqipëri nëpërmjet halë-ambasadorëve.
Por Rama dhe kjo “motra” e tij Meloni harruan një gjë, që në referendum do të votonin qytetarët italianë, që nuk e shesin kurrë votën për një vend pune, pesë lekë apo një thes miell, e jo patronazhistët rilindas.
Dhe rezultati i sotëm i votimit në Itali bëri që: motra e Ramës të shkojë në esfel të motrës së Ramës.
Pra qytetarët italianë i treguan vendin me votë parukieres aguridhe, që pat marrë vrull e iu duk vetja si pinjollja e Jul Çezarit, kur në fakt është një punonjëse floktorjeje që ka ndryshuar bindje nga freshiste e vogël dikur në “fashiste” e madhe sot.
Tani besoj që dhe kjo aguridhe do ta qepë gojën si Rama, se shumë shpejt mendoj që drejtësia italiane do ia hapë kapakun e pusëtës së halës që ka ndërtuar në Gjadër të Lezhës bashkë me Ramën, me vlerë mbi 1 miliard euro nga taksat e qytetarëve italianë.
Tani bëj gati një dhuratë tjetër për “motrën”, se shallin që i dhe do t’i duhet për të lidhur ushkurët e qeverisë së saj, që besoj se do t’i këputen shumë shpejt dhe motra do të shkojë në PS, atje ku ka qenë kur ishte freshiste.
Idiot dostojevskian ky Murrizi pa qafe. Meloni nuk ka qene kurre e majte por qe adoleshente ishte nja fashiste e deklaruar. Me referendumin qe sapo humbi donte te vente ate qe duan te bejne Edi dhe Saliu me drejtesine qe u ka dale duarsh. Drejtesia qe i mungon Murrizit eshte ajo e Xhin Xhonit dhe atij prekurorit mafioz, te dy deputete te Saliut qe i sherbejne Edit.
fiks i ke thene te gjitha...or mik
fiks ....skemi cfare te themi me shume se komanti me lart.....
Paska dhe patronazhistë që kan̈ë lexuar Dostojevskin