
Burimet bëjnë me dije se "Pakoja amerikane" antinarcos është Rama.
Dosja "Narco-Rama" për të, qeveritarët e tij, bordin e tij kudo nëpër institucione qendrore, bashkiake, drejtësi, polici, biznes, medie, ka trokitur në Kryeministri. Duket se keni mbërritur në udhën njëkalimshe: Dalje. Zhveshja ka nisur. Ramaduro është damkosur. Dosja është shokuese. Nuk është vetëm një kopje.
Kanë ndodhur ngjarje domethënëse. Ka tre ikje të mëdha, shëndetësore dhe rastësore në Këshillin e Ministrave. Tre emra të rëndësishëm dhe në të afërt të Ramës. Persona me dijeni e besnikëri të dukshme.
Endri Fuga
"Zhdukja" e parë ishte "gabelsi" i propagandës, dora e kudogjendur e shtypit, Endri Fuga. Në Indonezi larg thonë legjendat urbane. Përfshirja në interesa e emrit të tij, nuk ka munguar.
Engjëll Agaçi
Më pas një ndërhyrje mjekësore në Itali, ndodhi Engjëll Agaçit. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Njeriu rreth të cilit ka shumë errësirë në ngjarje brenda dhe jashtë godinës. Në ekonomi, sidomos në drejtësi e jo vetëm. Kujtojmë Bechettin, apo Artur Shehun si sugjerim për gjeneralin italian Fabrizio Lisi të arrestuar e akuzuar si njeri i Ndranghetës, apo punësimi bashkë me shefin i agjentit rumun, Florian Coldea akuzuar për lidhje me Sinaloa. Një pamundësi shëndeti përdori për ikjen e butë ndonëse relaksohet rrotull me ziafetet e zanatit të ri e të vjetër.
Vali Bizhga
Shefja e kabinetit të qeverisë së Ramës. Ndoshta njeriu më besnik i KM nga koha e tij në Bashkinë e Tiranës. Ajo u largua me 30 shtator 2025. Ndër njerëzit e rrallë bashkëpunëtor të tij, e papërfolur për asnjë aferë. Asnjë akuzë ndaj saj as institucionale as mediatike. Arsyet e përmendura nga zyra e KM ishin shëndetësore. Ndoshta. Por gjithnjë ka diçka të pathënë, të thënë me ikje.
Ambasada USA
Në fund të gushtit 2925 datë 29, në Kryeministri ka qenë në një vizitë më të shkurtrën ndoshta të kryer ndonjëherë e ngarkuara me punë Nency VonHorm. Vetëm 20 minuta. Asnjë fjalë se është takuar me Ramën.
SPAK
Ngjajnë rastësore por lidhen në tekst e kontekst. Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e zhvilluar në Nashville, Tennessee, në datat 26-28 gusht.
Ndërsa me 2 dhe 3 shtator drejtuesi i SPAK zoti Dumani zhvilloi takime në Washington D.C. “me fokus bashkëpunimin mes Strukturës së Posaçme dhe agjencive ligjzbatuese amerikane në luftën ndaj organizatave kriminale ndërkombëtare, të trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave. Javën e parë të shtatorit Dumani takoi prokurorët specialë të Malit të Zi dhe Serbisë, për të njëjtin objekt beteje kundër drogës e krimit të organizuar. Burimet bëjnë me dije se "Pakoja amerikane" antinarcos është Rama.
"Soros"
Donald Trump e ka shpallur Klanin "Soros" organizatë financuese të organizatave terroriste. Hetimi është kudo ata janë shtrirë. Rama është një ndër "vëllezërit" e Aleksit. Ishte dasmor i tij. Zëdhënës i tij me barcoletat anti-Trump nëpër takime në Evropë. Përpjekjes për ti rrëshkitur klanit pas fitores së Trump dështuan. Ata nuk e lanë. Vazhdojnë ta përdorin. Si në vizitën e fundit të bashkiakut majtist në ikje Eric Adams vizitor 4 ditë në Shqipëri.
Nicolas Maduro individi që ktheu vendin e tij, Venezuelën, në narkoshtet është "vëllai" tjetër i Ramës në kthimin e Shqipërisë në Narcoshtet. Ai ofroi gjithë pasuritë natyrore e nëntokësore për kompanive amerikane në këmbim të qëndrimit në pushtet. Refuzimi i Trump është kategorik. Luftë karteleve narko-terroriste maduriane.
Po Rama?! Ofertat e tij ishullore nuk mjaftojnë as nuk pranohen. Koha e blerë nuk mjafton. Do përpiqet të zgjasë agoninë duke shitur ministrat. Sipas radhës dhe afërsisë. Bëri humor me Trump me Macron e Aliev për një alibi se më godasin për inate leksikore. Fërkohet me Soros papushim për t’u viktimizuar si i goditur nga kjo afri. Sajon enverizma për nder diktatorit për të ndërtuar pretekste larg shkaqeve.
Por..
Por..
Dosja është aty. SPAK nuk do ketë luhatje as dilema. Muzika ka ndryshuar. Sherifi i ri në qytet kërkon pastrim. Jo vetëm në njërën anë...
Vijon...
Qe kryeministri eshte i lidhur haptazi koke e kembe me krimin me baze ne Tirane Durres Elbasan Fier. Nuk ka nevoje per agjenci, as per ndonje hetim te detajuar. Kryemin aktual ka varesi nga krimi. Ai e mban ne pushtet e suporton. Eshte e turpshme ku jemi katandisur dhe kush drejton. Eshte i etur per pushtet. Kete qe ben ky me leket e vjedhura krimin administraten mund ta bente dhe Nano e Berisha por nuk arriten deri ketu. Sara mile Arkend Balla mbi 20.000 vota. Qe ketu nuk ka me zgjedhje. Kjo bande ne pushtet do cmontihet nje nga nje. Eshte vetem ceshtje kohe. Atehere do shohim kush na ka qeveris dhe vjedh keto 12 vjet.
“Atehere do shohim kush na ka qeveris dhe vjedh keto 12 vjet.“ ky eshte nje paragraf i thene nga ty .. Aldo .. Zvajku thoshte eshte heroizem moral I pa mundur te qendrosh I pa njollosur ne nje shoqeri ku morali nuk njeh turp. I dashur Aldo te mundohesh te shpetosh nje Lule ne mes te kenetes eshte mision i pa mundur pa u bërë pis .. por mission completed ta shpetosh duke u bërë pise dhe thare ngadale por me besim keneten kundermuese te viteve . Me shumë besim Aldo , te kuptoj, emocionet dhe interesat e castit erësojnë arsyen .. uroj shumë te mos jesh pjesë e kënetesh ,te jesh deshmitar që ajo po thahet ngadale pa te marr ty me vete.
Kurizo nuk ka lidhje me "keneten"kjo qe une them por me realitetin. Nuk flas kot dhe nuk jane gjera qe po i them une i pari. Qe te asfiksosh nje proces te tere, procesin zgjedhor qe eshte lubrifikanti i demokracise, nuk tregon as aftesi as merite. Jane shenja te makuterise se pushtetit . Cfare pret akoma nga Rama?! Cfare mund te beje me shume qe se ka bere 12 vjet?! Te duket se po shkojne punet mire ne kete vend?! Me krimin do qendroj ky ne pushtet?! Ku na con kjo formule?!Sa me gjate aq me shume po qelbet po demaskohet, konsumohet, abuzohet. 2 shembujt qe dhashe per zgjedhje me larte jane tregues komeforte si 2 kandidate per deputete ne Durres dhe Elbasan fare te panjohur pa asnje kontribut politike moren nr record votash. Nese ky fenomen ka shpjegim une terhiqem nga argumentat e mia.
Shqipëria nuk është keq qeverisur këto 34 vjet. Keq qeverisja e ka një zgjidhje, rrotacionin politik. Në 34 vjet, si opozita si mazhoranca, nuk kanë ecur rrotë më rrotë si ta konkurojnë njera tjetrën për të bërë më të mirën për vëndin. Por kanë ecur, kush në finish do siguroji marrjen e stafetës, për ta keq qeverisur Shqipërinë. Iluzioni se zgjedhjet e lira, të barabarta, e të ndershme do sjellin ndryshimin, janë në rastin më të mirë naivitet, ose një patronazhim i kamufluar për interesa meskine.Shqipëria në 34 vjet është plaçkitur. Nga 'Kasta' politike e Tiranës. Jo nga padija. Një plan ogurzi i hartuar gjetkë , këta pushta e zbatuan me rigorozitet. Tashti ka arritur në një pikë ku nuk ka kthim mbrapa. Populli, do që pasuritë e grabitura ti kthehen Shtetit. SPAK -ut i kërkohet nga partnerët ta shtyjnë 'Rylin' përpara. 'Kasta', që ti shpëtojë 'Rylit' ka vetëm një rrugë. Pashaportat Diplomatike dhe të shfrytëzojnë lidhjet mafjoze dhe nga Tirana në Stamboll e mandej në Kinë. Të kërkojnë strehim politik dhe ti thonë shokut Xi ,që po na përndjekë Tramp se na ka inat.