Dosja e zezë26 Mars 2024, 11:07

Në Shqipëri, të gjithë ‘hanë dardha’ pas krahëve

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Në Shqipëri, të gjithë ‘hanë dardha’ pas
Foto Ilustruese /

 Babloku i ka rrënjët në rrënoja, atje ku thyen këmbët drejtësia...

Edi Rama sado të vjedhë, SPAK-u nuk e heton! Këtij virusi, nuk ja gjejnë dot dobësinë, përzierjet e parregullta në “çajin” qetësues, nëpër të çarat e sistemit që nuk ja “mjekon” askush rrënjët.

Babloku i ka rrënjët në rrënoja, atje ku thyen këmbët drejtësia.

Po përcjellë të tretin President amerikan, pret të “djegë” të katërtin kryeprokuror republike, ka përcëlluar ekspedita të huaja deri kreun e FBI-së së New Yurkut dhe sërish qëndron si Ante, me këmbët në korrupsion.

Etnogjeneza e sistemit është hajdutëria.

Brumi është i njëjtë, paçka se disa hajdutë të vegjël, ose piqen shpejt ose digjen shpejt, ose copëtohen ose thërrmohen në tepsinë e “furrës”, që e lyen me furçë dollarësh krye mafiozi dorëgjatë e jetëgjatë.

Tensionet dhe konfliktet e gjata, kanë mprehur thepat ku thyejnë kërcejtë shpresat dhe velen vlerat e dantellës, pas së cilës stinët në sfond të skenës ku luajnë teatër hajdutët, qëndisin me grep rrjeta peshku.

Po këtyre anëve peshku kapet me dorë.

Mjafton t’u bësh vetëm ca pyetje; kur ke filluar punë, sa e ke rrogën, kush është pasuria jote ditën e martesës sipas certifikatës së trungut familjar, sa është konsumi dhe sa pasuri ke sot?

Askush nuk e justifikon bereqetin që ka në kotec, por secilit i lexohen në ballë kacabujt, pasi ditët kur çdo e gjë e vjedhur duhet të shkojë tek i zoti, nuk ecin së prapthi.

Edhe nëse nuk është përcaktuar ende formula, si do të rrëzohet krye hajduti Rama dhe miqtë e tij gjasmë opozitarë, murtaja ka zënë trupin e mafies së fshatit tonë që po ngordh e izoluar nga perëndimi.

Asnjëri prej bosëve nuk i ka punët dhe aq mirë, pasi Amerika ka zbuluar se vjedhja është sëmundje ngjitëse në Shqipëri, dhe ose do të ikin të gjithë, ose do të vazhdojnë të vjedhin si dje, sot dhe nesër.

Ajo që dihet, të nesërmen, të tërë e kanë të keqe./Pamfleti

dardha pas krahëve shqipëria babloku