Sazanit të mrekullueshëm i vjen erë propagandë...
Lajmi se Edi Rama ka lidhje të forta me familjen e Presidentit Donald Trump, pasi dhëndri i tij do të investojë rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe bregdetin e Zvërnecit, shpërtheu pak ditë pasi Trump deklaroi para kombit amerikan, se e njeh mirë veprimtarinë kriminale të ish shefit të FBI-së Charles McGonigal, dhe bandën e tij do ta shkatërrojë.
Shërbimet inteligjente amerikane, e kanë hetuar këtë dosje, dhe Presidenti Donald Trump, ishte vënë nën akuzë penale për konflikt interesi nga mbështetja financiare me 2 miliard dollarë që iu dha kompanisë “Affinity Partners” të dhëndrit Jared Kushner, nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, për t’u investuar në Shqipëri dhe Serbi.
Fondi nga Lindja e mesme është ngrirë nga ndërhyrja në kohë e drejtësisë amerikane, dhe nëse Trump fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, nuk mund të realizohet.
Pra, kemi një lajm flluskë.
Po si kanë precipituar ngjarjet deri sot që shiten në tregun e politikës, si strategji të Edi Ramës?!
Pa gërmuar në dosjen Rama-McGonigal, pasi asaj do mund t’ia hollojmë petët, sapo drejtësia të ndjekje gjurmët e “ujkut”, mund të themi se ka qenë pikërisht shefi i FBI-së, që kishte rol në projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, për të kapur për zverku demokracinë e për t’i siguruar pushtet të përjetshëm mafies së Edi Ramës.
Sazanit të mrekullueshëm i vjen erë propagande.
E bëri të njohur në gjithë Botën emrin e ishullit, strategjia e “ujqërve” që jetojnë atje ku nuk shkojnë qentë. Jo se i kanë frikë, por nuk dëgjojnë të lehurat e tyre.
Pa zë të fortë, vetëm me një cakorre të vogël në tastierë, mund të latosh informacion, se miku dhe bashkëpunëtori i Edi Ramës, Charles McGonigal, ka qenë drejtor global për sigurinë në “Aman Grup”, kompaninë që do të ndërtonte eko- hotelin e Sazanit të markës Aman dhe 10 000 njësitë të vilave dhe dhomave hotelore në Zvërnec.
Përtej kësaj, rrjeti i hoteleve Aman, drejtohet nga oligarku rus Vladislav Doronin, që edhe ky po i ngel në dorë Bablokut.
Dorë pas dore e shkelm pas shkelmi, mund të themi se është një propagandë elektorale që do shuhet shpejt.
Pra, thjeshtë po fluturon lajmi përmbi misteret e projektit të dhëndrit të Donald Trump në Sazan, por ende nuk ka dalë në dritë roli i ish shefit të FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin Trump ka folur me tone të ashpra para kombit amerikan./Pamfleti
Lini një Përgjigje