
Nga PKSH ndryshuat emrin në PPSH, pastaj në PSSH, pastaj në Rilindje dhe së fundmi në “Pallosh Parti” ose “K… Parti”.
Për të gjithë komunistët kudo që janë dhe për patronazhistët rilindas, “ju uroj” gëzuar 8 nëntorin, ditën e krijimit të partisë tuaj me emrin PKSH.
Pastaj ju keni dhe disa festa të tjera të pagëzimit të emrit ose vaftisjes, siç i thonë emigrantët në Greqi, por ato janë shumë dhe nuk besoj se i mbani mend të gjitha datat.
Se nga PKSH ndryshuat emrin në PPSH, pastaj në PSSH, pastaj në Rilindje dhe së fundmi në “Pallosh Parti” ose “K… Parti”.
Emrin e parë ja vunë serbët Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha.
Emrin e dytë Enveri me Ramizin.
Emrin e tretë i ndjeri Nano në maj të 1991.
Emrin e katërt ja vuri Rama në 2013, para se vetë Ramës t’i thërrisnin me përkëdheli pallosh ose ku…
Se mos më keqkuptoni ëëë…
Urimi shkon për çdo komunist, pavarësisht se në çfarë partie bëni pjesë sot, se komunistët nuk ndryshojnë kurrë.
Lini një Përgjigje