
Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike!
Një konference shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai.
Na kishte marrë malli. E kërkonim në emisonet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë.
Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallët i vdiq, te vdekurit i ktheu permbys. Te dhimsej në vetëposhtrimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qenë askush.
Shaka e fatit që kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet në epruvete nuk zgjidhet për mungesën e cilësive! E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rremë që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgenjyer të gjithë!
Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike!
Një gjë ra në sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur!
Lini një Përgjigje