TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Prill 2023, 20:24

Një manual për të njohur kriptoberishistët në këtë fushatë

Shkruar nga Mero Baze

Një manual për të njohur kriptoberishistët në

Pra të mirë janë ata që janë me Berishën të tjerët janë regresivë. E thonë këtë për njeriun e certifikuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute, vajzë hajdute, djalë hajdutë, qeveri hajdute te rrëzuar me 1 milion vota dhe që tani pas 32 vitesh shqiptarët duhet ta rikthejnë se duan këta.

Kriptoberishizmi është fenomeni i berishizmit të fshehur që nuk shfaqet në formën e sinqert të Edi Palokës apo Flamur Nokës por në formë më të maskuar , por që në thelb është i njëjti problem: Njerëz të marrë peng nga Sali Berisha.

Në raport me ata që kanë vendosur të heqin dorë nga të menduarit, dhe të përsërisin broçkullat e Berishës, kriptoberishistët janë dhe më amoral, pasi këta ndryshe nga të parët e kuptojnë dëmin që Berisha po i bën opozita por nuk kanë guximin të çlirohen prej tij.

Të parët në këtë listë natyrisht janë shumica e kandidatëve të Berishës, të cilët turfullojnë kur mendojnë se mund të humbasin prej Berishës por ngushëllohen se kanë më shumë vota se ata të Alibej. Këta janë ata që ëndrrën e vetme kanë që “demokratët” tua dinë për nder kur të vdes Berisha që ata i shërbyen deri në fund dhe pastaj të marrin shpërblimin. 

E vetmja gjë që harrojnë është se kur Berisha të mos jetë më, nuk do jenë më as rregullat poshtëruese që diktoi për karrierë politike Berisha dhe nuk do ti hynë në punë njeriut. Thjesht do kujtohen sic kujtohet sot Hysni Miloshi që i doli zot shokut Enver kur e hodhën të gjithë.

Edhe më qesharak në këtë histori do mbetet një ushtri e tërë fjalshkruesish dhe fjalëfolsish ekranesh që në këtë periudhë çdo ngjarje në vend e masin me kutin e Berishës. 

Fjala vjen njëri thotë që ambasadorja amerikane ka dështuar si diplomate dhe ka turpëruar SHBA, pasi sulmon Berishën. E thotë këtë kur Departamenti Shtetit dhe Shtëpia e Bardhe i del zot ambasadores dhe e lavdëron për punën e saj. A thua se fjalfolësit e Berishës nëpër ekrane, përfaqësojnë një hierarki më të lart se Blinken apo Escobar në SHBA dhe po i qajnë hallin SHBA.

Madje dhe kur gjykojnë aktorët e tjerë në tregun polik në vend i gjykojnë në raport me Berishën. Pra të mirë janë ata që janë me Berishën të tjerët janë regresivë. E thonë këtë për njeriun e certifikuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute, vajzë hajdute, djalë hajdutë, qeveri hajdute te rrëzuar me 1 milion vota dhe që tani pas 32 vitesh shqiptarët duhet ta rikthejnë se duan këta. E kuptoj që shumë prej tyre në fakt vajtojnë tek Berisha dështimin e tyre, por Shqipëria nuk ka problemin e tyre, ka problemet e saj.

Të tretët dhe më tinëzarë si kriptoberishistë janë këta kryetarët e partive aleate opozitare që nuk janë në koalicion me Berishën, por që bëjnë përditë thirrej të votohen kandidatët e Berishës. 

Të jesh ose jo me Berishën në këto zgjedhje, do të thotë thjesht të votosh ose jo kandidatët e tij. Berisha nuk është vet kandidatë. Kështu që gënjeshtra që ne nuk jemi me Berishën, por jemi me kandidatët e Berishës, është thjesht një hipokrizi, një kriptoberishizëm, i negociuar madje nga vet Berisha me ta. Liria e vetme e tyre është të thonë që nuk jemi nën një sigël me Ilir Metën si Berisha, por jemi më siglat tona.

Për ti kuptuar lehtë kriptoberishistët në këtë fushatë, nuk duhet shumë mundim. Shikoni kur Berisha sulmon SHBA dhe ata nuk flasin, shikoni kur sulmojnë egërsisht vetëm ata pak kandidatë që ka vendosur Alibej, shikoni kur bëjnë sikur diskutojnë seriozisht për broçkulla të tipit transport urban falas, shikoni kur diskutojnë seriozisht për akuzat e Berishës që nuk kanë asnjë lidhej me realitetin dhe mbi të gjitha shikojini kur nuk pyesin dot Berishën kur e kanë përballë për asnjë akuzë të faktuar ndaj tij.  Janë thjesht ushtarët e poshtëruar te tij.

berisha pd 14 maji

Lini një Përgjigje