
Bashkia duhet te ketë një vizion te caktuar për destinacionin se si ai duhet te jete ndryshe me qytetet e tjera, duhet të prodhojë dhe krijojë produkte turistike, duhet të ketë një target se çfarë kërkon të arrijë...
Nga ekspertët e Turizmit, Shkodra konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Ballkan. Kjo për faktin e diversitetit të produktit turistik, bashkë me afersinë dhe mundësinë t’i vizitosh të gjitha brenda një dite, pothuajse e pamundur për një destinacion tjetër. I mrekullueshëm!
Por cili ka qenë në vitet e fundit, vizioni i vjetëruar për turizmin në Bashkinë Shkodër?
1. Bashkia duhet te ketë një vizion te caktuar për destinacionin se si ai duhet te jete ndryshe me qytetet e tjera, duhet të prodhojë dhe krijojë produkte turistike, duhet të ketë një target se çfarë kërkon të arrijë, duhet te trajnoje stafin, duhet të ketë një slogan për tërheqjen e turistëve, të ketë një logo, nje web turizmi, të krijoje partneritete me destinacionet fqinje, të ketë një reklamë të bukurive natyrore e të ketë një organizatë të manaxhimit të destinacioneve. Këto krijojnë bazën e strategjisë së turizmit, por për fat të keq në gjithë këto vite, nuk janë realizuar.
2. Duhet të ketë të dhëna për numrin e saktë dhe tipologjinë e turistëve (ato që janë të publikuara në buxhet janë të gabuara)
3. Bashkia duhet te jete e aftë të mbledhë taksat e veta dhe të ardhurat nga fjetja, sot mblidhen vetëm 20% e tyre.
4. Bashkia duhet te kuptojë rëndësinë e eventeve të mëdha, dhe jo vetem evente lokale, pa impakt ekonomik për qytetin
5. Duhet te jemi pjesëmarrës në panaire ndërkombëtarë (dhe kjo nuk ndodh për mungese fondesh, por mungese vizioni sepse janë mbi 150 milionë lekë që mblidhen nga turizmi, por shpenzohen vetëm 30% të tyre për fushën e turizmit).
6. Kemi probleme bazike me pastrimin e pikave turistike, me informimin e vizitoreve, me mungesën e theksuar te tabelave orientuese, me parkingjet, me pa mundësi për të blere bileta online, turistët kanë probleme të shumta me transportin publik dhe s’kemi investuar asgjë në turizmin e teknologjisë dhe inovacionit (dhe atë gjysmë aplikacioni që u krijua, u mbyll mbas 2 viteve).
Me një vizion krejtësisht të ri, kemi mundësi të rrisim ndjeshëm të ardhurat e bizneseve turistike, dhe jo vetëm, duke pasur një ndikim direkt në ekonomi dhe rritje të cilësisë së jetës së banoreve. Ky është dhe objektivi kryesor dhe sfida më e madhe e katër viteve të ardhshme.
Lini një Përgjigje