TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Nëntor 2025, 12:20

Pak më ngadalë Flamur

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pak më ngadalë Flamur

Nuk i bën asnjë dëm PD kjo zonjë e nderuar dhe çdo zë i tillë që buron nga shpirti rebël i çdo demokrati në çdo cep të Shqipërisë.

Freno nëse nuk ke djegur komplot ferrotat se nuk ta kanë fajin demokratët që prej vitit 2013 je bërë deputet pa u votuar nga qytëtarët duke u mbyllur më lista sipas kodit zgjedhor bastard të bylykbashizuar.

Anëtarët e PD nuk janë as vartës tuaj e as paguhen, por janë idealistë, kurajozë dhe njerëz që kanë sakrifikuar plot mundim nga vetja për çdo betejë që ka bërë PD në 35 vitë.

Ti paguhesh Flamur prej vitit 2005 nga kontributi dhe sakrifica e tyre.

Lëri të flasin Flamur, mos u bëj si Muho Asllani apo Hekuran Isai se PD është krijuar nga njerëz të lirë me dinjitet dhe plot kurajo në dhjetor 1990 dhe do ekzistojë falë tyre.

Nga heshtja dhe servilizmi kemi 12 vjet në opozitë dhe sot jemi në ditët më të vështira të 35 viteve ekzistencë, jo nga debati dhe mendimi ndryshe.

Qetësohu Flamur se në PD secili ka ardhur për bindjet, programin, idealizmin dhe shpresën për një qeverisje më të mirë se e fundërrinave që qeverisin sot e që kanë masakruar këtë popull në 45 vite komunizëm, jo pse je ti sot sekretar apo pse është Berisha kryetar apo Gazi me Gjekmarkajn dhe Bylykbashin nënkryetar.

Nuk i bën asnjë dëm PD kjo zonjë e nderuar dhe çdo zë i tillë që buron nga shpirti rebël i çdo demokrati në çdo cep të Shqipërisë.

PD e dëmton jashtë masë sjellja jote Flamur dhe e atij rrethi të ngushtë butakësh rreth teje e Berishës që nuk ju ka votuar askush në katër palë zgjedhje e ngrifeni sikur ju keni në dorë jetën e kujdo që mendoni se është vartës i juaj pse është anëtar i PD apo opozitar më Ramën.

1 Komente

  1. P
    Patrioti

    BJERU TRIM SE VETEM TI KE NGEL I DJATHTE SAFI ...TE TJERET JAN VASAL TE NONGRADES STALINISTE...BJERU TRIM ...EDHE PSE I VETEM...KE GJITH POPULLIN E GJATHTE ME VETE....BJERU...TRIM....SERVILAT BERISHJAN TE GJITHE NJE DIT DO PRECIPITOJ NE FUND TE UJIT NE GOT

    Lini një Përgjigje