
Kryehajduti Ilir Meta e shfaqi panikun prej të Pandehuri, që pas daljes nga SPAK, kur ishte bërë “limon”, i zverdhur nga frika dhe i “shtrydhur” nga pyetjet e prokurorit për aferën CEZ-DIA, ndërsa gjatë gjithë intervistës mbrëmjen e të enjtes, ishte tepër nervoz paçka se bënte si trim e buzëqeshte sikur në SPAK e kishin ftuar për drekë
Ndryshimi emrit të partisë, nga LSI në Partia e Lirisë, nuk ka qenë i mbarë për kryetarin Ilir Meta, i cili ka shenja se do e humbë lirinë personale, për shkak të aferave korruptive që ka bërë me financat e pasuritë publike kur ishte në pushtet.
Përveç vjedhjeve të shumta me koncesione e privatizime në vitet 1998-2003 kur ishte ministër e kryeministër i PS; gjatë pushtetit me Sali Berishën e Edi Ramën, mafiozi Ilir Meta vodhi sa mundi me logon e LSI, ndërsa tani në opozitë me logon “Partia e Lirisë” i janë hapur dosjet.
Një prej tyre është edhe afera CEZ-DIA, pushuar për Ilir Metën kur u hetua e dënua sekseri i tij Kastriot Ismailaj, pasi thuhet, se eleminoi dy dëshmitarët kyç të dosjes: ish-Ambasadorin Qazim Tepshi në Çeki dhe ish-Drejtorin Juridik të Ministrisë së Energjisë, Zamir Stefani.
Por me disa kërkesa e kallëzime të tjera penale bërë nga bashkëpunëtorë e dëshmitarë të cilët nuk i bleu dhe nuk i asgjësoi dot, SPAK rihapi hetimin, me prova që vërtetojnë se Ilir Meta është strumbullari i aferës CEZ-DIA.
Ilir Meta është futur në dosjen hetimore, mbështetur edhe në shkresa që gjenden në Ministrinë Jashtme, në Ministrinë e Energjisë, në KESH dhe të servirura nga shefat e kompanisë çeke CEZ.
Me marrjen në pyetje, për akuzën e korrupsionit, ndikimit të paligjshëm në emër të pushtetit dhe përfitimit financiar personal nëpërmjet ryshfetit, ka sinjale se për Ilirin e Partisë së Lirisë, ka nisur rruga e ferrit.
Paçka se deri tani, SPAK e ka skeduar me statusin “Person i pyetur” si i kallëzuar dhe i dalë në disa prova kryesore, vetë Kryetari i Partisë së Lirisë po sillet si kontigjent për pranga.
Kryehajduti Ilir Meta e shfaqi panikun prej të pandehuri, që pas daljes nga SPAK, kur ishte bërë “limon”, i zverdhur nga frika dhe i “shtrydhur” nga pyetjet e prokurorit, ndërsa gjatë intervistës mbrëmjen e të enjtes, ai ishte tepër nervoz e i tromaksur, paçka se bënte si trim e buzëqeshte sikur në SPAK e kishin ftuar për banket.
Nëse në këtë ri-hetim, prokurori i SPAK vlerëson provat dhe zbaton Kodin Penal, Ilir Meta do shkojë në qeli te bashkëpunëtori Kastriot Ismailaj, mbasi aferën CEZ-DIA e kanë bërë bashkë; madje me bekimin e Sali Berishës, përfaqësues i të cilit ishte Shkëlzeni /Pamfleti
Lini një Përgjigje