TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Qershor 2025, 19:52

PD vuan nga skleroza e mostrave të pështirë që lëpijnë çfarë kanë pështyrë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

PD vuan nga skleroza e mostrave të pështirë që

Bardhi, Gjekmarkaj dhe Tabaku, mezi po presin shtatorin të rinisin betejën për të marrë kreun e PD....

Fjala ime në Këshillin Kombëtar të PD-së, korrik 2022, pas 6 marsit të zgjedhjeve të pjesshme lokale ku PD fitoi vetëm bashkinë e Shkodrës.

Në këtë kohë, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku dhe mbi 40 deputetë që janë akoma në Parlament nga grupi parlamentar i PD-së, ishin kundër këtij Këshilli Kombëtar dhe kishin përjashtuar 17 deputetë të tjerë të grupit për arsyen e vetme pse ishin pjesë e këtij Këshilli Kombëtar dhe mbështetën foltoren e Berishës, që në shtator 2023 u shndërrua në faltore për të gjithë “mëkatarët” që mezi po presin shtatorin për të filluar “betejën” për të marrë drejtimin e humbur para 3 vitesh të kupolës së PD-së.

Shumë herë, në mënyrë të “bezdisshme”, kam folur për Kodin Zgjedhor të qelbur dhe për listat e hapura që qelbanikët politik po belbëzojnë këto ditë se duhet zhdukur.

Pooo, duhet zhdukur, por bashkë me qelbësirat që e hartuan, e mbrojtën dhe e votuan atë më datë 24 korrik 2024 për një karrige të ndyrë për veten e tyre.

Për fat të keq, si popull kemi memorie shumë të shkurtër.

Por PD-ja pothuajse ka zero memorie, ngaqë vuan nga skleroza e mostrave të pështirë që lëpijnë çfarë kanë pështyrë dhe harrojnë çfarë kanë mbrojtur si të “drejtë” apo si “parimore”.

Kush harron shpejt, gabon shpesh dhe gabimi bëhet faj me dashje, që prej vitesh vret demokrat dhe opozitarë të pafajshëm, dhe përgjegjësia ngelet jetim, e nuk dënohet asnjë “kopil” politik.

Lini një Përgjigje