TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Mars 2023, 18:50

Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara.

Shkruar nga Mero Baze

Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po

E vetmja gjë që fiton Berisha nga procesi i shantazhit dhe presionit mbi kandidatët e Alibej, është mesazhi që u përçon demokratëve, se ai ose i poshtëron dhe i detyron të dorëzohen kundërshtarët ose është gati të shkatërroj gjithçka.

Dorëheqjet nën presion të disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, vlejnë vetëm për të kuptuar mënyrën se si Sali Berisha kërkon ta nënshtroj ish partinë e tij. Nuk vlejnë për asgjë tjetër.

Nuk vlejnë nga pikpamja politike, pasi vet Partia Demokratike ka dy qëndrime të ndryshme për kandidimin me kandidatë për kryetar bashkie. 

Një pjesë janë dakord të kandidojnë vetëm për këshilla bashkiake dhe Alibej për të kandiduar me kandidatë edhe për kryetar bashkie. 

Për të shmangur një përçarje në mes të fushatës kanë rënë dakord të bashkëjetojnë me të dy opsionet. Kështu që politikisht Beirsha nuk është se fiton ndonjë gjë, përveçse përpiqet ti jap më pak të drejt Alibej dhe më shumë atyre që janë për kandidim vetëm në këshilla bashkiake.

As nga pikpamja elektorale nuk fiton gjë.

Ata që janë ndarë me Sali Berishën dhe e kanë ndarë mendjen që nuk votojnë Sali Berishën, nuk e votojnë atë, pavarësisht nëse kanë apo jo kandidat për kryetar bashkie. Ata ose rrinë në shtëpi, ose shkojnë votojnë PD për këshill bashkiak dhe abstenojnë për kryetar. Ose votojnë dikë tjetër. 

Berisha nuk e merr dot votën e tyre. Ai ka plot shanse të marrë votat nga kryesia e PD por jo nga elektorati antiberishë i opozitës. Elektorati antiberishë i opozitës është një elektorat që ka mbritur përmes një bindje të brendshme tek ai qëndrim dhe nuk lëkundet nga pazare apo shantazhe kandidatësh.

E vetmja gjë që fiton Berisha nga procesi i shantazhit dhe presionit mbi kandidatët e Alibej, është mesazhi që u përçon demokratëve, se ai ose i poshtëron dhe i detyron të dorëzohen kundërshtarët ose është gati të shkatërroj gjithçka. Është ajo që bëri që nga fillimi i këtij procesi përçarës.

Me këtë rast ai thjesht forcon identitetin e tij si përçarësi i Partisë Demokratike dhe si njeriu që nuk pranon të negocioj me PD të garonin kandidatët me logon e saj, por kërkon që ose të jenë armiqtë e tij, ose të mundurit e tij.

Për kaq vlen e gjithë kjo histori, e cila Berishën nuk e ndihmon të fitojnë kandidatët e tij, por e ndihmon të duket që ka ende fuqi të shantazhoj apo që ka ende pare të blej kundërshtarët e tij. 

E dimë që i ka ato. Por votat kundër tij nuk do ti ketë më kurrë. Thjesht po përpiqet që më mirë ti marrin armiqtë e tij, se sa këta të PD.

berisha pd 14 maji

Lini një Përgjigje