TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Qershor 2025, 17:34

Procesi i rinumërimit rrëzoi "armikun" Murrizi nga “froni”

Shkruar nga Myslym Murrizi

Procesi i rinumërimit rrëzoi "armikun" Murrizi nga

U nisën për t’i shtuar 1 mandat PD-së dhe “rrëzuan Murrizin” me një vend në renditje. Njëlloj si në shkurt 2019 kur Luli dhe Luljetat thirrën protestë për të “rrëzuar Ramën” dhe më përjashtuan mua...

Proçesi i “ rinumërimit” nga administrata e KQZ mbaroi!

Anëtarët e PD në KAS ndihmuan në shuarjen e “luftës” së brendshme dhe “betejës” për vjedhjen e votave me zetor 28, traktor 54 apo trena pune të modelit sovjetik, bullgar e kinez.

U kërkua dhe u nis me “bindjen” që PD do të merte një mandat shtesë nga votat e pavlefshme dhe humbi 612 vota të tjera.

Nga PD rezultoi se 29 kandidatëve të listës së hapur u janë hequr 1202 vota gjithsej dhe 8 kandidatëve të tjerë u janë shtuar 139 vota gjithsej, ndërsa nga PS rezultoi se 32 kandidateve të listës se hapur iu janë hequr 2490 vota gjithsej, ndërsa 5 kandidatëve iu janë shtuar 92 vota gjithsej.

Pra nga i gjith ky proçes “rinumërimi” ose rivlerësimi doli që 61 kandidatë të PD dhe PS së listës së hapur kanë patur gjthsej 3553 vota te “pa merituara” dhe 13 kanditatëve të tjere ju janë “hequr” në menyre “kriminale” 231 vota gjithsej

E vetmja “fitore” nga i gjith ky proçes nga të gjitha forcat politike pjesëmarrese në zgjedhjet e 11 majit ishte “rrëzimi i Murrizit “ nga “froni”

Pra 48 punonjesit e KQZ kanë “rivleresuar” jo rinumëruar se 57 vota për Murrizin jane quajtur të vlefshme nga rreth 1000 numërues “tradhetar” të PD dhe PS në 18 ZAZ e Qarkut Tiranë, ndërsa sipas këtyre janë të pavlefshme.

Pra qëllimi u arrit!

U nisën për t’i shtuar 1 mandat PD-së dhe “rrëzuan Murrizin” me një vend në renditje.

Njëlloj si në shkurt 2019 kur Luli dhe Luljetat thirrën protestë për të “rrëzuar Ramën” dhe më përjashtuan mua.

Mirëpo për fat të “keq” koha më dha të drejtë saqë detyroi Kuvendin Kombetar të PD në prill 2022 të miratojë një rezolutë që kurrë nuk do të djegin më mandate dhe kurrë nuk do t’i falin më bashki Ramës.

I falenderoj me shpirt të gjithë numëruesit pa përjashtim për “sakrificën” e madhe dhe “ heroizmin” që kanë treguar duke “favorizuar” “përkrahur” dhe “ ndihmuar” pa masë “armikun” Murrizi me 57 vota dhe duke bërë të mundur që të renditej një vend më lart.

Një falenderim i veçante ju takon numëruesve të PD që kane “rriskuar” shumë me këtë “ favorizim” të patolerueshëm kur porosia pothuajse nga çdo “lider”, “udhëheqës” apo drejtues dege ka qenë që zero mbështetje rrebelit dhe “armikut permanent” Murrizi.

Por që falë “syrit vigjilent” të punëtorëve të partisë në KAS dhe punëtorëve të KQZ në “rinumerim”, që në fakt ishte rivlersim me seleksionim, që mesa kam info unë janë familjarë, kushërinj, kunetër, niper e mbesa dhe rreth familjar të miksuar PD, PR dhe PS,  “armiku” Murrizi e mori “dënimin” dhe nga 7289 vota do të kete 7232.

Nëse nuk do të ketë ndonjë “ankesë” për “rinumërim tjetër, jo 57 vota, por edhe 570 edhe 1570 të me hiqni, po ju garantoj që ju mund të ndryshoni renditjen e kandidateve sipas KQZ për buletin informativ, por kurrë renditjen për mandat e Kuvend, sepse ate e dini shumë më mirë se unë që nuk e ndryshoni dot me “rinumërim”.

Atë renditje e keni pothuajse të përcaktuar jo nga Murrizi, por nga miqtë shokët dhe kolegët tuaj që ju kanë denoncuar në SPAK ku hyni si të “qeshur” e dilni si të dhjerë një nga një, sipas renditjes që keni “fituar” nga lëpirjet, nga tarifat apo nga “rinumërimi”

Dhe kjo renditje e dytë do të respektohet pikë për pikë pa përjashtim shumë shpejt, prandaj gëzohuni sa të mundeni rirenditjes së KQZ.

E falenderoj shumë Mjeshtrin e Madh, Avni Delvina, për këtë punim artistik të tijin duke më paraqitur mua “armikun” Murrizi si kundra rrymës ashtu dhe në krah të kundërt me tufën, sepse njerëzit e lirë, nuk shkojnë kurrë pas tufës, në çfarëdo numri që mund ti rendis provizorisht tufa!

Procesi i rinumërimit rrëzoi "armikun" Murrizi nga

Lini një Përgjigje