Po ku ka qenë Berisha ndonjëherë me Shqipërinë!
Berisha është në bashkëpunim me antishqiptarët Beleri e kompani.
Po Berisha vetë, kundër Shqipërisë është?
Po ku ka qenë Berisha ndonjëherë me Shqipërinë!
Asnjëherë.
Sigurisht që këtë ia kanë kërkuar ata që e kanë drejtuar, por tani Saliu është në dorë të drejtësisë shqiptare.
Të shohim akuzat me vëmendje në gjyqin e tij, sepse të gjithë duhet të kujtohen vazhdimisht se në vitet 1992-1996, janë shkatërruar 500 uzina dhe fabrika në Shqipëri. Djersën e popullit shqiptar në 40 vite punë rropatëse.
Por tani dihet se me urdhër të Beogradit u shkatërruan në Shqipëri këto fabrika.
Sepse ishte një parlamentar i Serbisë ai që para një viti e denoncoi këtë fakt me mburrje në parlamentin e Serbisë, duke thënë: "Ne, me dyzet milionë dollarë, në vitet 1992 -1996 kemi shkatërruar në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika".
Këtë fakt, po ato ditë që u deklarua në parlamentin e Serbisë, e dha edhe shtypi shqiptar.
Po SPAK, a do fillojë te merret me këtë çështje për ta zbardhur të vërtetën përpara historisë së Shqipërisë?
Prisni se do t'i dëgjoni të gjithë.
Lini një Përgjigje