TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Maj 2023, 14:02

Pse funerali falas është politikë publike eficente

Shkruar nga Klodian Tomorri

Pse funerali falas është politikë publike eficente

Në fillim të shekullit të kaluar, shumica e fshatarëve në Shqipëri e humbnin tokën pikërisht për shkak të shpenzimeve funerale. Kur u ndahej nga jeta një familjar, ata detyroheshin t’i jepnin tokën Beut të fshatit, i cili u paguante shërbimin funeral. Kjo është e dokumentuar nga një sërë autorësh. Një pjesë e këtyre latifondistëve tane, i kanë zgjeruar tokat e tyre edhe kështu.

Një pjesë e shoqërisë u befasua nga një deklaratë e kandidatit për kryetar bashkie të koalicionit Bashkë Fitojmë në Libohovë, i cili premtoi shërbim funeral falas. Madje disa nga mediat dashamirëse me qeverinë e trajtuan me ironi dhe tallje duke e pikturuar kandidatin si njeri të çuditshëm. E megjithatë nga këndvështrimi strikt ekonomik, kjo është një politikë publike eficente. Për disa arsye.

Së pari, ky nuk është transaksion me vullnet të lirë. Kur një qytetar ble një mollë, kjo është zgjedhja e tij dhe transaksioni ndodh me vullnetin e lirë të të dy palëve, shitësit dhe blerësit. Ndërsa në rastin e shërbimit funeral, blerësi nuk hyn në transaksion me vullnetin e tij të lirë.

Së dyti, nuk deformon tregun. Problemi kryesor i subvencioneve është se ato deformojnë tregun. Kur ti ofron një shërbim falas, kërkesa për të rritet aq shumë sa që tregu shkon në një ekuilibër të shtrembëruar, i cili nuk maksimizon mirëqenien e shoqërisë. Në rastin e shërbimit funeral, kërkesa është totalisht inelastike ndaj çmimit. Pra, po të ofrosh mollë falas, do dyndet i gjithë komuniteti të përfitojë. Po të ofrosh shërbim funeral falas, njerëzit nuk dynden të vdesin.

Tani, a është ky një problem aq i mprehtë sa të kërkojë politikë publike?

Në fillim të shekullit të kaluar, shumica e fshatarëve në Shqipëri e humbnin tokën pikërisht për shkak të shpenzimeve funerale. Kur u ndahej nga jeta një familjar, ata detyroheshin t’i jepnin tokën Beut të fshatit, i cili u paguante shërbimin funeral. Kjo është e dokumentuar nga një sërë autorësh. Një pjesë e këtyre latifondistëve tane, i kanë zgjeruar tokat e tyre edhe kështu.

A është e njëjta situatë sot?

Nuk është çudi që në zonat e thella të Shqipërisë të ketë me mijëra familje, të cilat nuk e përballojnë dot një kosto të tillë. Disa prej tyre mund të zhyten në borxhe nga të cilat nuk dalin dot më. Përtej kësaj, ka dhe një problem tjetër. Në këto zona tani kanë mbetur vetëm të moshuar, një pjesë e të cilëve ndoshta janë të harruar edhe nga fëmijët e tyre në emigracion.

Kështu që sado e çuditshme të duket, në zonat e varfra, kjo është një politikë publike që bën sens. Nuk e di nëse ai zotëria është ekonomist. But the guy has a point.

funeral falas politike eficente

Lini një Përgjigje