TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Maj 2025, 09:50

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Sali Berishës ende nuk i është hequr Non-Grata.

Ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën proçedurë siç u shpall personi në listën e zezë.

Me dekret të Presidentit SHBA, sekretari shtetit Marco Rubio duhet të firmosë vendimin e arsyetuar mbi dispozitat e dekretit të presidenit.

Disa portale kanë publikuar një telefonat të paguar nga një gazetar, mik i LaCivitës, që ka pyetur dikë anonim pa emër në Departamentin e Shtetit.

Ai ka pyetur nëse Berisha mund të udhëtojë në SHBA, dhe Departamenti i Shtetit qenka përgjigjur se ekziston mundësia për arsye të sigurisë kombëtare apo interesave të larta kombëtare të SHBA.

Në fakt, s’ka pasur nevojë për një pyetje të tillë, pasi i ka të afishuara në listën e OKB-së, ku kanë qenë dhe Fidel Kastro, Maduro, Mugabe etj., që kanë qenë “non grata” në SHBA, por për interes të vendit të tyre janë ftuar, fjala vjen, në OKB.

Sali Berishës ende nuk i është hequr Non-Grata.

Nëse do ishte e vërtet do udhëtonte për fushatë elekotrale.

Gjithsesi Berisha ka kohë ta provojë që a hyn dot në SHBA deri të dielën.

Sugjerimi im është të kaloj ilegalisht nga Meksika.

Unë “njoh” dikë që e nxjerr matanë murit meksikan me çmim më të lirë se 6 milion dollarë.

Mos hezito o doktor. Hypi avionit para zgjedhjeve se në 12 Maj në mëngjes duhet zgjohesh herët pér rezultatin.

 

Lini një Përgjigje