Rama, në opozitë, e ka shpallur disa herë dorëzimin vullnetar të imuniteteve, dhe kjo do të ishte një standard i lartë moral, që do të parandalonte qeverisjen me krimin dhe për krimin...
Kriza e thellë morale e qeverisjes së Rilindjes mund të zgjidhet vetëm me dorëzimin vullnetar të imunitetit nga të gjithë deputetët, ministrat dhe çdo person me mandat politik në çdo nivel të saj.
Kjo bazohet në analizat thellësisht profesionale të mediave shqiptare dhe të huaja.
Njëkohësisht, gjyqësori shqiptar, në çdo nivel, deri tek SPAK, duhet të minimizojë në maksimum arrestimin me burg, jo për të mbrojtur asnjë politikan, por për të mos cenuar asnjë shqiptar nga "prezumimi i pafajësisë".
Rama, në opozitë, e ka shpallur disa herë dorëzimin vullnetar të imuniteteve, dhe kjo do të ishte një standard i lartë moral, që do të parandalonte qeverisjen me krimin dhe për krimin.
Në pushtet, meqë ka kaq shumë persona të kriminalizuar si kryetarë bashkie, deputetë dhe ministra, si përzgjedhje vetëm personale të tij, qartësohet se Rama nuk është orientuar asnjëherë nga parimet dhe etika, por vetëm nga etja për pushtet të pangopur politik dhe ekonomik.
Që në 2006, siç e sqaron edhe Petro Koçi në këtë video, Berisha, Bode dhe Alfred Prifti, të cilin e kisha larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, dhe që Bode e gradoi sapo ri erdhi në pushtet në 2005 si Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, më paditën në prokurori për një "falje" gjobe.
Isha për studime në Harvard, mora leje dhe erdha menjëherë në Tiranë. Nuk kërkova asnjë mbështetje politike, por ndoqa vetëm rrugën ligjore.
U paraqita me avokat në prokurori, dhashë sqarimet përkatëse dhe u ktheva në Harvard. Prokuroria nuk gjeti asnjë shkelje dhe nuk e regjistroi fare çështjen, që do të thotë se nuk nisi as hetim.
Në qëndrimet e mia për atë që duhet bërë mirë për vendin tonë, po rekomandoj një zgjidhje për situatën kritike politike dhe ndalimin e mbijetesës politike si deputet, si ministër, i asnjë Rilindasi që mund të kenë abuzuar me mandatet politike të dhuruara nga Rama.
Përballë tyre, Rilindasve të përlyer, është kompliment të të quajnë “xhaketa të vjetra” sesa të kapardisesh me xhaketa firmato të lyrosura nga etja për pushtet ekonomik dhe politik deri kriminal.
Lini një Përgjigje