TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Prill 2023, 13:26

Pse vërtitet rrotull e rrotull Edi Rama për të rritur rrogat e shqiptarëve?

Shkruar nga Spartak Ngjela
Pse vërtitet rrotull e rrotull Edi Rama për të rritur rrogat e
Spartak Ngjela

A mos ka hyrë edhe Rama në procesin e shpopullimit të Shqipërisë? Tërhiqu në strofullën tënde kombëtare zoti Rama, se kjo kohë ka shenja që do të jetë hakmarrëse ndaj antishqiptarëve!

Pse vërtitet rrotull e rrotull ky kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të ngritur rrogat e shqiptarëve sot, atje ku e kërkon momenti historik i zhvillimit të Shqipërisë?

Në kohët moderne të kapitalizmit, momenti historik i zhvillimit është pompimi i parasë në treg, me anë të rritjes së pagave. Konsum, konsum me rritje permanente në treg. Kjo është formula e zhvillimit: konsum, fitim, akumulim, bankë,  investim... kjo është formula që ka ngrirë në Shqipëri e nuk po ecën dot.

E ku e kupton dot Rama këtë!

Nuk i dëshiron, kuptohet, se ato që po përcjell si fjali nga gjuha e tij në qiellzën e tij, e nga qiellza e tij nëpër buzë, janë shenja që po na thotë:

Rrogat nuk i ngre dot se nuk më lejon Beogradi me Moskën që duan shpopullimin e Shqipërisë.

Domethënë: A mos ka hyrë edhe Rama në procesin e shpopullimit të Shqipërisë?

Tërhiqu në strofullën tënde kombëtare zoti Rama, se kjo kohë ka shenja që do të jetë hakmarrëse ndaj antishqiptarëve!

Ngritja e pensioneve me minimum 500 $ dhe rrogat në minimum me 900 $ është një domosdoshmëri financiare për zhvillimin e Shqipërisë.

Nëse nuk e bën dot, se nuk të lënë qendrat e huaja që të kanë sjellë në pushtet, nga Parisi e deri në Moskë, duhet të tërhiqesh sa më shpejt që të jetë e mundur. Zoti Rama, lëre serbin Vuçiç, një karagjoz panairesh, se është një turp historik në lidhje me historinë e Shqipërisë.

Se nuk vdes kurrë Shqipëria e shqiptarët. Për ata që njohin historinë e Arbërisë, gjithçka që kanë bërë sllavët kundër arbrit, ka ardhur koha të shpërbëhet nga Aleanca e Shenjtë që kanë sot shqiptarët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kjo është e vërteta e kësaj kohe.

spartak ngjela edi rama rritja e rrogave

Lini një Përgjigje