
Arroganca e mbështjellë mirë me humorin sarkastik e ironik, veçse e bën me përparësi përpara politikanëve të tjerë rreth tij!
Politika, një teatër ku politikanët janë aktorët që luajnë rolet e tyre! Edi Rama, një aktor që shfrytëzon të gjitha dhuntitë e veta dhe definitivisht kaplon skenën jo vetëm me madhësinë e vet por edhe me të gjitha aftësitë e komunikimit, të jashtëzakonshme, mirë të mbështetura edhe në njohjet e tija të gjithanshme, mirë të kuruara kulturalisht dhe artistikisht!
Kjo gjithsesi e bën të veçantë dhe dominant në skenën politike jo vetëm Ballkanike por edhe në atë evropiane!
Na pëlqeu ose jo, nuk ka rëndësi! Ai është figura më emblematike e politikës shqiptare! Arroganca e mbështjellë mirë me humorin sarkastik e ironik, veçse e bën me përparësi përpara politikanëve të tjerë rreth tij! Ai nuk përulet edhe kur duhet të tërhiqet, por ia fut sa të tjerëve aq edhe vetes me humor e elegancë!
Në këtë botë ku të gjithë politikanët luftojnë për pushtet, Edi Rama nuk dallon, mirëpo dallon me shumë gjëra të tjera të cilat të tjerët nuk i kanë!
Kjo i shkon për shtati shqiptarëve kudo që janë!
Dhe duhet parë si një përparësi në rrafshin ndërkombëtar!
Pastaj në rrafshin e brendshëm, të aftët shquhen me arritjet dhe zhvillimin e vendit!
Edhe në këtë rrafsh Shqipëria po shënon arritje! Është në hap të shpejtë zhvillimor dhe cilësor në Ballkan! Shqipëria sot është në mapën evropiane si një vend i rëndësishëm. Shqipëria po bohet! Më në fund!
Lini një Përgjigje